Shqipëria zhvilloi një tjetër miqësore që askush nuk pati mundësi ta shihte, Katar vendosi të njëjta kushte ashtu si Arabia Saudite. Edy Reja provoi edhe një herë në aksion lojtarët e futbollit vendas, duke u shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit, pavarësisht humbjes minimale.

Këto ishin dy teste miqësore shumë ndryshe nga se jemi mësuar, por kujt i shërbyen? Astrit Hafizi, ish trajneri i Kombëtares, në një intervistë për “News24”, foli për këto dy teste, çfarë fitoi Shqipëria?

 

Hafizi analizoi atë që Reja ka dhënë për Shqipërinë, a duhet të ishte trajner në këto miqësore. Ai është i prerë kur bëhet fjalë për të ardhmen, Reja nuk duhet të jetë më trajner i Kombëtares.

Në intervistën e tij dhënë për moderatoren Trevisa Tufa, Hafizi shtoi se niveli i kampionatit është i ekspozuar, ka ardhur në rënie dhe vetëm një lojtar mund të bëhet pjesë e Kombëtares A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb