Gazetari Sokol Balla ka komentuar intervistën e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, William Ryerson, i cili komentoi vendimin e SHBA për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se fakti që ky vendim u komunikua nga vetë Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, është një sinjal i fortë kundër korrupsionit.

Në një mesazh të shkurtër, gazetari Balla thekson se “Ryerson krijoi ‘Berishën’ në 1992”, ndërsa shton se foltoret e ish-kryeministrit mund të flasin kundër Bashës, por tentojnë diku tjetër.

“Ryerson doli Sorosian? Jo. Ryerson krijoi “Berishen” ne 1992.

Si doktor Frankenstein ne roman, ai kishte dhe te drejten absolute ta “vriste” sot ate.

Foltoret mund te flasin kunder Bashes, por tentojne diku tjeter. Pa sukses sigurisht”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb