Katër vjet më parë, në 1 prill të vitit 2013, të majtët shqiptarë, “themeluan” në Gjirin e Lalzit, koalicionin, që e qeverisi Shqipërinë këtë mandat.
Një rrugëtim i vështirë, me afrime dhe ndarje të shumta, herë me dyshime e herë me përqafime. Ishte një bashkëjetesë 4-vjeçare, shumë e trazuar, me skena dhe prapaskena, me miqësi dhe armiqësi.

Sot, kur mandati katër vjeçar po mbyllet, vazhdimësia e këtij koalicioni, duket një mision i pamundur.
Sot, gati në fund të mandatit 4-vjeçar a ka kuptim që Edi Rama të shkojë në zgjedhjet e 18 qershorit me Ilir Metën?
Andi Bushati: Ato janë qëndrime publike, aq larg njëra-tjetrës, sa asgjë nuk mund t’i bëjë që të flenë në të njëjtin shtrat.
Mero Baze: Nuk është një çështje e shtruar për zgjidhje se me kë do të shkojë Edi Rama në zgjedhje. Por a do të ketë zgjedhje.
A do të shkojë kryeministri, Edi Rama në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën dhe pa Ilir Metën?
Andi Bushati: Duket sikur Rama është i vendosur për të shkuar në zgjedhje edhe vetëm
Blendi Fevziu: Jo, nuk ka zgjedhje pa opozitën.
Armand Shkullaku: Do kishte dashur shumë të shkonte edhe pa Bashën, edhe pa Metën, edhe pa media, madje edhe pa votues. T’i bënte zgjedhjet me procesverbal
Si e qeverisi Edi Rama Shqipërinë në 4 vjet?
Mero Baze: Bashkëqeverisje e lodhshme, me plot paranoja, me plot konflikte të brendshme.
I ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit, Ylli Rakipi në “News 24” kryeministri Edi Rama iu dha përgjigje shumë pikëpyetjeve.

A do hyjë në zgjedhje pa PD-në dhe pa Ilir Metën? Çfarë ka biseduar sëfundmi me kreun e LSI-së dhe ç’mendon për kushtet e tij? A do pranojë propozimin e Metës për “Qeverinë e besimit”? Si e mendon koalicionin parazgjedhor apo paszgjedhor. Çfarë ka biseduar sëfundmi me Metën dhe ç’mendon për kushtet e tij?

Këto të vërteta të thjeshta, kryeministri tha më herët se do t’i ekspozonte tek “Të Paekspozuarit”, siç shkruante në statusin e tij në FB.

“Sonte (mbrëmë) në 20.45 për të ekspozuar të vërteta të thjeshta tek “Të Paekspozuarit” e News24✌️Live edhe në ERTV?”

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1841848682746131/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

INTERVISTA

Rakipi: Çfarë është kjo sjellje me këtë TV në emrin tuaj, nuk ka as Sandri Tv, as Ylli Ndroqi TV?

Rama: Është një mjet komunikimi që e ka sjellë koha, pa ndërmjetësues, pa ndërmjetësinë tuaj, që me vjen keq ta them se, këtu në Tiranë ju ndërmjetësoni për llogari të të tretëve. Sa më shumë njerëzit ndjekin debate analistësh, aq më shumë nuk marrin vesh çfarë bëhet. Është opsion për të komunikuar pa ndërmjetës.

Rakipi: Po me Transparenca.al, çfarë ndodhi?

Rama: Nuk e di çfarë ndodh me atë, por di që është një video me emrin ERTV

Rakipi: Keni folur për “katundarë” që bëjnë opinionin publik. Por a mund të themi se në fakt kemi një qeverisje katundarësh?
Rama: Kam thënë që kemi politikanë, gazetarë, sekserë, biznesmenë që e kanë idenë që e bëjnë natën, ditë. Ndërkohë që Shqipëria jeton jashtë këtij “katundi”. Sepse në realitet ka njerëz që jetojnë me punë të ndershme siç ka dhe njerëz që bëjnë punë të liga. Ka njerëz që punojnë, luftojnë për të jetuar apo mbajtur frymën gjallë. Këtyre njerëzve “katundi” politiko-mediatik, mundohet t’u imponojë një këndvështrim politik.

Rakipi: Kjo është dhe një modë e Lul Bashës që imiton Trumpin..shan median.
Rama:
Ai imiton Sailun në fillim, pastaj Trumpin. Nuk mendoj se krahasimi është i duhuri, pasi ju jeni një dëshmitar i gjallë i politikës. Ju e dini se atë që i ka bërë Saliu medias s’ja ka bërë askush.

Rakipi: Saliu është origjinal. Merrej me median e vet që kishte, jo me të tjerat..
Rama:
E ngacmonte, e ngacmonte. Dhunë për të tharë financiarisht kanalet që financonin mediat kundërshtare. Saliun e keni ndjekur më nga afër, duhet ta njihni më mirë.

Rakipi: Ne kemi një raport filmik të shkurtër ku 4 analistë hyjnë në katër pyetje dhe kanë përgjigjet e tyre..
Rama:
Kanë pyetur veten?

Rakip: Jo i kam pyetur unë…Si ju që flisni vetë në ‘FB’. Kryetari i katundit jeni ju zoti Edi Rama…
Rama: Unë jam kryeministri i Shqipërisë, jo kryetari i katundit. Gjejeni se kush është kryetari. Duhet të them ndonjë gjë unë nga ato që dëgjova apo …

Rakipi: Ata janë analistë. Nëse ti do ti përgjigjesh nga mëngjesi deri në darkë..Këto 4 pika janë.
Rama:
Atë të koncesionit mos ma lër pa përmendur, pasi dëgjova një nga agallarët e katundit që tha se kjo qeveri do mbahet mend për koncesionet. ( Hap live një kuti me instrumente mjekësore materniteti). Në spital kishte një numër të jashtëzakonshëm infeksionesh për shkak të këtyre instrumenteve që iu futeshin në trup. Këto janë instrumentet (tregon modernet) që përdoren sot, janë 96 mijë instrumente, i prodhon një kompani në Gjermani që prodhon për gjithë Europën. Nëse do mbahemi mend për këtë, unë jam shumë krenar edhe që QSUT do përdorte këto instrumente. Ky është ndryshimi mes çadrës dhe qeverisë

Rakipi: Në spitalet tona kam qenë unë..

Rama: Nuk e dyshoj

Rakipi: Më vjen turp kur kaloj

Rama: Ky është problemi yt

Rakipi: Ne mund të shkojmë edhe bashkë, t’i tregoj…

Rama: Më vjen shumë keq, këto vegla i pashë atje dhe i mora kujtim nga 30 vjet. Ky është dallimi mes nesh dhe çadrës. Shko tek ushtaraku dhe nëse nuk gjen këto vegla (tregon modernet) hajde ekspozoje këtu tek të ‘Pa Ekspozuarit”. Unë po ekspozoj atë që është realitet që do shtrihet në të gjithë vendin.

Rakipi: Mendoja që vetëm Basha ma bënte këtë punë në studio, po e bëre dhe ti…

Rama: Mos na krahaso

Rakipi: Kujdes me bisturinë, do i mbash aty?

Rama: Mos ki merak, do i mbaj si kujtim

Rakipi: Të flasim sa më hapur. Është e qartë që nuk mund të shkoni në zgjedhje i vetëm fare. Përveç PD që është problem dhe është ulur këmbëkryq para zyrës suaj edhe partneri juaj kryesor Ilir Meta nuk hyn në zgjedhj. Ju nuk do hyni i vetëm besoj?

Rama: Në Shqipëri nuk ndalohet ushtrimi i aktivitetit të çdo partie, por nuk ka asgjë që e bën të pabarabartë garën mes partive sepse në Shqipëri zgjedhjet i administron një institucion që quhet administrata zgjedhore. 50% të tij i ka shumica dhe 50% opozita. Qeveria ka detyrën që përmes Policisë së Shtetit të bëjë shoqërimin e kutive të votimit, t’i çojë nga qendra e votimit tek ajo e numërimit…Partia Socialiste as nuk e diskuton, as ka kush se e ndalon që të hyjë në zgjedhje”.

Rakipi: Z.kryeministër…

Rama: Më lejo të them çfarë kam për të thënë…

Rakipi: Në vitin 1993 unë kam qenë në Poloni dhe kam rastisur në një krizë të madhe dhe ku kryeministri si pasojë e krizës ja la vendin kundërshtarit

Rama: Kjo qeverisje është më jetëgjata. Unë jam kryeministri më jetëgjatë dhe kjo i detyrohet koalicionit…

Rakipi: Unë kam dëshirë që ti të jesh më mirë si kryeministër…por të rrimë tek çadra dhe te flasim për çadrën

Rama: PS nuk e ndalon dot njeri që të hyjë në zgjedhje.
Rakipi: Po për ’97…
Rama:
Ata që janë në çadër e bënë ’97. Ata i çuan njerëzit në qasje irracionale, që në Shqipëri mos të ketë qeveri, asgjë. Në vend që ne të bëjmë shtet, në vend që të rrisim mirëqenien, ne rrezikojmë të hymë në kthetrat e katundit. Por kjo nuk ka për të ndodhur. Unë si kryeministër kur shoh këta agallarë mediatikë, nuk mendoj për krizën që ka PD, por për krizën që PD synon të krijojë duke transferuar krizën e brendshme të saj, në gjithë Shqipërinë. Unë përfaqësoj interesin kombëtar publik dhe për të garantuar se nuk ka katund mediatik që e kthen Shqipërinë në ’97.

Rakipi: Mëri e madhe me mediat..
Rama:
Jo, jo se kam me median.
Rakipi: Vite më parë ju keni qenë një si ne..
Rama:
Kam qenë njëri nga ju, por në barrikada të ndryshme.

Rakipi: Metamorfoza qenka e madhe. Gjuha që flisni, metamorfoza është e madhe..
Rama:
Ylli, i ndodh shpesh njeriut që plakjen e sheh tek shokët e tij. Është normale që konstatoni metamorfozën tek unë, pro e juaja është patetike. Nuk kam me ju personalisht, por e kam me agallëkun e një grupi njerëzish që kujtojnë se mund të prodhojnë lajme..

Rakipi: Po pse këta janë armiqtë e tu?
Rama:
Prodhojnë lajme, i shkruajnë. Fake news, mbase mund ta ketë djepin që këtu. Se shpifësit i thonë opinionit publik se çfarë mendojnë, por nuk i paraqesin faktet. Analistët nuk i referohen asnjë fakti. Nuk bëjnë përpjekje për të fshehur se janë militantë. Nëse ju do më thoni sot se në këtë katund nuk ka një rrjet kanalesh nëntokësore ku gëlon paraja e zezë për të sponsorizuar bibilenjtë në këtë katund mediatik, atëherë ju s’do jeni i sinqertë.

Rakipi: Pse nuk flet për Frangajn apo Çilin? Kur Basha i hidhet në fyt Çilit dhe kërkon ta shqyejë..Pse nuk flet për ta?
Rama:
Unë këtu nuk fola për asnjë person, veçse për një kategori. Fatkeqësia është se kjo histori po shkon keq e më keq. Unë jam unë dhe e kam marrë vendimin që unë flas gjërat që mendoj dhe i them drejtpërdrejt. Ju natyrisht keni rolin tuaj.

Rakipi: Bashkë me çadrën, me idenë se po nuk po shkoj në zgjedhje, është dhe Meta…
Rama:
Po nuk më ndërprere vazhdimisht do mbaroj më shpejt.

Rakipi: Po më nxore bisturi dhe gërshërë…
Rama:
Po a duhet të komentoj? ‘JO’ the dhe ndaj nxora bisturitë. Nuk është çështje fizike, por filozofike. Unë se marrë të mirëqenë që PD s’do hyjë në zgjedhje. Ka për të hyrë në zgjedhje sikur hyri në parlament për reformën në drejtësi, kartonin lart dhe kokën poshtë. Meta po bën një përpjekje nga ana e tij, një përpjekje në filozofinë e tij, për të treguar se ka krizë, por unë them se ka krizë brenda PD.

Rakipi: Meta dhe njerëzit e vetë të deklaruar publikisht se me pretendimet e tyre shkojnë edhe më tej. E thonë deputetët e tij. Ministrat e kabinetit tënd thonë që Meta të jetë kryeministër..
Rama:
Mos janë gjë të budallallpsur që të luftojnë në fushatë që të bëhet Rama kryeministër, ky është budallallëk!

Rakipi: Nëse Meta kërkon të jetë kryeministër do jesh i gatshëm t’ja lirosh vendin?
Rama:
Nëse LSI del forca e parë, sepse ka një ligj demokracia, forca e parë është forca fituese. Kjo përkthehet në gjithë Kushtetutat që forca e parë ka të drejtën të formojë qeverinë. Nëse del ai i pari as diskutohet kjo çështje. Nëse nuk del i pari, as që diskutohet kush do jetë. Ju thatë se Meta ka pretendime të mëdha. Mund t’i ketë, por mua s’mi ka ekspozuar pretendimet e mëdha. Se di ca ju thotë juve. Unë di që në raport me Metën ose më saktë sa i përket programit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, që është thelbi për këtë bashkëjetese dhe për të cilin çuditërisht dhe deputetë dhe të tjerë nuk e marrin në konsideratë, bashkëqeverisja ka qenë e suksesshme.

Rakipi: Si i komentoni deklaratat e Bashës dhe Metës?

Rama: Janë dy gjëra të ndryshme, unë nuk i ngatërroj. Ajo që thotë Basha është një gjë tjetër, ajo e Metës një tjetër gjë. Kam dy ditë që pres një orë, një vend për t’u ulur me Lulzim Bashën, me këdo që do të marrë me vete, të diskutojmë për datën e zgjedhjeve. Por ai thotë nuk kam orë as vend, vetëm thotë komplot, ndërsa unë i lutem kreut të PD-së të vijë të flasë. Kur kërkoja dialog me paraardhësin tim në detyrë, ai thoshte jo, nuk pranoj të ulem. Unë nuk jam si ai. Ndërsa ky tjetri kërkon që çelësat e zyrës sime t’i dorëzohen tek çadra. Dhe e dini pse? Sepse s’ka fituar asnjë betejë por vetëm ia kanë dhuruar. Kjo është krizë nervore e PD, jemi në kushtet e një irracionaliteti.

Rakipi: Basha ka deklaruar se ‘Rama refuzon të negociojë’
Rama:
Ça të negocioj?

Rakipi: Ka çuar njeri që të negocioj? Kush është ky njeri?
Rama:
Unë kam vendosur që të ulemi në një tryezë për dialog. Ata kanë kërkuar qeverinë teknike. Unë kam qenë dakord për të hapur dialogun politik.

Rakipi: Unë mendoj se ju keni të drejtë për rrugën. Por ai ka vendosur që të bëjë një axhendë.
Rama:
Ai është në krizën nervore të PD. Unë nuk e di kush është personi qê ka çuar. Por Lulëzimit i kam thënë se jam dakord të ulem. Lulzim nesër në çadër. Nëse në çadër ju shqetësoj, kudo qoftë jam gati të vij në një axhendë që të bisedojmë. Me jep orën dhe vendin, mos ki frikë nga dialogu.

Rakipi: Po e bën emisionin tim si të dielave në FB…por t’i duhet të qash për Lezhën sepse nuk ke asnjë deputet në atë qark.

Rama: Më sill një kokërr qepë të qaj tani..

Rakipi: Por kjo është e vërtetë…

Rama: Ka një rrezik shumë të madh. Rreziku që të bëhemi qesharakë në sytë e botës.

Rakipi: Ti në Lezhë ke 28 mijë vota dhe nuk ke asnjë deputet…
Rama: Unë po përgjigjem për çdo gjë. Nuk po bëjmë garë tani, më lër të flas. Ne sot kemi një ligj që nuk e kishim, siç është ligji i dekriminalizimit. Ky ligj ndalon futjen në administratë të kujtdo që rezulton i dënuar në të shkuarën. Këtij ligji nuk i ikën askush. Kërkova dëshminë e penaliteteve dhe të gjitha erdhën të pastra. Nuk është e vërtetë se janë 15 apo 10.

Rakipi: Në Lezhë ti more 28 mijë vota dhe nuk ke deputet. Ty ta mori deputetin e fundit LSI se i kishe me rekorde kriminale ata të tutë.

Rama: Kjo është një farsë. PS votoi bashkë me LSI heqjen e mandatave në kuadër të ligjit të dekriminalizmit.

Rakipi: Ke marrë gra se ato nuk janë të inkriminuara…

Rama: Më vjen keq. Ku ke faktin që ne caktuam një kandidat të tillë?

Rakipi: Ty të mbeti Lezha në dorë.
Rama: Unë si kryetar dhe kryeministër nuk kam vendosur lista me rekorde kriminale.

Rakipi: Ju do shkoni në zgjedhje ne 18 qershor? Me ju me sa di janë bërë bashkë Bojaxhiu, Blushi…

Rama: Blushi është si Saliu, me Blushin në Parlament ne e kemi Saliun tonë. Unë habitem pse Ilir Meta insiston për Saliun e tij, ne Saliun tonë e kemi…

Rakipi: Blushi është Saliu juaj?

Rama: Po ku ndryshon Blushi nga Saliu kur është në parlament

Rakipi: Meta paska Saliun, Blushin e paskemi ju? Po ky është lajm?

Rama: Saliu jonë është Blushi, Saliu i Ilirit është Saliu. Nuk do të thotë që Saliu i Ilirit nuk ka një opozitë
Rakipi: Ti ke pasur edhe Koçon afër…

Rakipi tregon një barsoletë: Cili ishte ai vend ku është një veteriner që kuron dhe njerëzit dhe kafshët? Do që ta them? Fushë-Arrëza. Për mjekësinë tende.
Rama:
Do të flasim për mjekësinë?

Rakipi: Po për qeverinë tënde pra. Nuk ka oligarkë thua ti.
Rama:
Do isha magjistar të transformoja vendin menjëherë. Jemi duke bërë shtet në shëndetësi, por jo magji në shëndetësi.

Rakipi: Na vjen një arkitekt që po na ndërton gjithë Shqipërinë. S’është ky konflikt interesi? Ç’do thoni për Arenën Kombëtare apo për Velierën? Me kë u konsultuat? Me asnjë
Rama:
Marko Casamonti është një njeri i dashur për mua, të cilin e kam dashur pa e njohur fare si një arkitekt i jashtëzakonshëm. Kur kemi diskutuar me presidentin e Federatës lidhur me stadiumin ishte një proces i filluar që në bazë të qeverisë së mëparshme. Do ndërtohej me koncesion dhe do llogaritej çdo vit për humbjet. Unë i thash: ‘Armando kjo nuk bëhet. Nëse gjeni kompani të gatshme që financojnë atëhere…’. Casamonti sapo kishte përfunduar stadiumin e Udines. Folëm me investitorin dhe ai kishte një variant. I thash flisni me Casamontin.
Rakipi: Po si i the flisni me Casamontin? Ti je kryeministër, Kështu flet dhe Vangjushi…
Rama:
O Ylli do më lësh të flas, të lutem shumë.
Rakipi: Ti je artist ore, mund të kesh një mijë vese. Casamonti mund të jetë i zoti si arkitekt, por ju s’kishit të drejtë të ndërhynit. E keni bërë si çiflig. Ti prishe një monument, pse qesh more? Ti duke qenë artist shikon me sytë e ty, apo..
Rama:
Kjo është gënjeshtër. Gënjeshtër.
Rakipi: Kë komision thirre ti për stadiumin ‘Qemal Stafa’
Rama:
O zotëri, o zotëri. Edhe njëherë po të them “Arena Kombëtare” është një nismë publike-private e Federatës me një kompani ekselente. Unë do ti them kujtdo që më kërkon arkitekt. Pse pa bukë janë ata? Ju po e trajtoni sikur në çdo gjë ka krim.

Rakipi: Është arkitekt i zoti, por e ke marrë në qafë…

Rama: Po e kam marrë, se e përdorët për atë mejhanen e fshatit këtu. Ju kështu i bëtë të gjitha. Të gjitha veprat që janë ndërtuar në Bashkinë e Tiranës janë bërë me studio ndërkombëtare. Ju nuk keni folur asnjëherë për një gjë të bukur. Çfarë nuk thatë kur u morëm me sheshin në Tiranë. Juve ju pëlqen Bathorja, mua diçka tjetër. Por unë dua qe edhe në Bathore të ketë koncept tjetër.

Rakipi: Xhelali ka bërë më shumë punë.

Rama: Ju jeni me Xhelalin.

Rakipi: Më thuaj një investim të huaj 20 mln euro?

Rama: Unë të them 1 miliard euro investime ne Shqipëri. Unë nuk jam i kënaqur dhe mendoj se ne duhet të bëjmë më shumë investime të huaja.

Rakipi lexon një sms nga një qytetar: ‘Nuk ju duket ndarja e tapive një shabanizëm’?

Rama: Në dy vite e gjysmë janë 130 mijë legalizime, ku shumica janë banesa. Më në fund këto pronarë kanë tapitë e tyre.

Rakipi: Më thuaj një kompani serioze…

Rama: Shell, është serioze?

Rakipi: Çfarë ka bërë, tregoju shqiptarëve

Rama: Po tregoju ti, se ti rrjep pula, pjek pula dhe ikën

Rakipi: Pse jam gjë kryeministër unë?

Rama: E pavërteta çmontohet me prova dhe fakte. The shumë gënjeshtra po nuk është se i the ti. Ju i prodhoni vetë, uleni në kafe dhe thoni e morët vesh që është bërë një koncesion pastaj shkruani dhe komentoni.

Rakipi: Na hape temë për koncesione

Rama: Jam shumë krenar se buxheti i shëndetësisë është më i larti në 26 vjet

Rakipi: Lazarati si një shenjë e keqe që ka drejtimi i PD, 4 vjet më parë…
Rama:
Republikë autonome e turpit.

Rakipi: Pas kësaj ju e morët nën kontroll. Dhe Shqipëria u qetësua dhe mendoj se s’do kishte më drogë. Por Shqipëria u mbush me drogë. Ju thatë se kazinotë do të hiqen nga qytetet…Ju dështuat në të dyja.
Rama:
Është e pavërtetë që në Shqipëri në 2013 kishte vetëm Lazarat.

Rakipi: Po ku e di ti?
Rama:
Më lër ta them. Është e pavërtetë që në 2013 në Shqipëri kishte vetëm Lazarat, dhe kjo mjafton të lexosh komunikatat sekrete. Shqipëria ka pasur drogë në të gjithë territorin e saj. Po pse kaq budallenj i konsideron shikuesit e tu? Ju jeni të dehur pa pirë asnjë pikë dhe jepni mend këtu. Kanabisi ka qenë një problem real shumë i madh. Ne kemi hequr “sekretin” nga komunikatat e policisë. Është fakt, sot nuk i fshehim komunikatat. Lufta kundër kanabisit ka nisur që në 2013.

Rakipi: Për mbjelljen?
Rama:
Ne do ta çrrënjosim kanabisin.

Rakipi: Keni bërë gati 10 takime me Erdogan. Çfarë investimesh turke kemi ne në Shqipëri se është perandori Turqia. Çfarë ke përfituar ti?

Rama: Jemi duke finalizuar linjën ajrore me Turqinë. Më lër të na gjykojnë shqiptarët. Linja e re do jetë shqiptare dhe do mbulojë rajonin dhe Evropën. Kemi edhe aeroportin e ri të Vlorës dhe do realizohet nga një kompani turke. Unë nuk jam për të mbajtur listën e investimeve në Shqipëri. Unë po të them ka nisur puna për aeroportin në Vlorë.

Rakipi: Kina po investon miliona në Serbi

Rama: Ne me Kinën kemi negociuar për Rrugën e Arbrit dhe e kemi refuzuar se ishte shumë e shtrenjtë oferta.

Rakipi: Ka zëra se ju shkoni në botë më shumë për ekspozitat tuaja se për thithjen e investimeve të huaja?

Rama: Është gënjeshtër.

Rakipi: Zoti kryeministër koncesionet janë një pjesë e rëndësishme e qeverisë…
Rama:
I pe këto Ylli, ( i tregon dokumente) Paguajmë 8 mln euro në vit. Këto koncesione nuk fusim duart në xhepat e konsumatorëve. Ne paguajmë si shtet shumë më pak se çpaguante shteti më përpara për ti çuar punët deri në fund. Unë jam në punë për të bërë shtet, ti je në punë këtu për të rrjepur pula bashkë me Lubonjeën e Bushatin dhe për t’i hedhur ushqim qensh shqiptarëve.

Rakipi: Pse këto pula që fute ti për qentë janë? Këto që thua ti s’do i marr seriozisht.
Rama:
Ti ke në dorë të më sfidosh, shko në spital. Nuk janë lekë nga buxheti që jepen.

Rakipi: Vodhën ata, vodhën të tutë. Rapiskanit i paguhet edhe energjia elektrike. Ti po vjedh qytetarët.
Rama:
Këto ishin koncesionet që bënte Saliu.

Rakipi: Njësoj jeni të gjithë.
Rama:
Jo mo Ylli jo. Rapiskani është një koncesion që është një shërbim të njerëzve. Ne filluam për ta rregulluar këtë koncesion, morëm studiot ligjore dhe u përgatitëm për arbitrazh dhe na thanë se s’keni shans ta fitoni. Kjo sepse e kishte vendosur Parlamenti. Ne rinegociuam kontratën, ulëm faturat. Këto koncesione nuk kanë barrë mbi qytetarët. Ata që shkojnë tek Dializa nuk paguajnë, dhe e bëjnë hemodializën afër shtëpisë. Ndërkohë që merrnin rrugën 3 herë në javë, torturoheshin njerëzit.

Rakipi: Ndaj flet në ‘FB’ ti që s’do të dëgjojë njeri
Rama:
Padituria juaj nuk është argument. Se jeni të paditur.

Rakipi: Pse acarohesh kështu? Pse ja dhe një njeriu koncesionin?
Rama:
Unë flas për rezultate, ti flet për dhëndrin e Gramozit.

Rakipi: Ke studime për këto koncesione?

Rama: Absolutisht po, për hemodializën. Ju shikoni kriminelë pas çdo gjëje.

Rakipi: Ia dhe hemodializën një kafeneje në Berat me 4 karrige

Rama: Ju nuk jemi në vete

Rakipi: Po ti ja dhe…
Rama: Janë kompani nga më prestigjiozet e Botës. Jetojmë në një botë shpifjesh, piqni pula, hani puna, shyqyr që nuk iu dëgjon ky popull se nuk ju merr seriozisht

Rakipi: Ne nuk bëjmë asnjë të keqe, të keqen e bën ti
Rama: Ju thoni ca fjalë, merrni nëpër gojë njerëzit, Tjetrin e bënit trafikant kriminel

Rakipi: Më jep fjalën që ke studime për PPP?
Rama: 1 miliardë dollarë do bëjmë programin e rindërtimit

Rakipi: E ke borxh të fshehur pse i bie nga Kina?
Rama: Do më lësh ta tregoj çfarë është..Do vëmë në punë për infrastrukturë e shkolla paratë e bankave dhe firmave private. Ne nuk i kemi lekët. Qeveria nuk merr dot borxh. Ne kemi negociuar me FMN, çdo vite në buxhetin e shtetit do t’i japim 5% për këto. Bëjmë rrugën e Arbrit për 3 vjet dhe për 10 vjet paguajmë firmën që e ka ndërtuar. Këto nuk i kemi shpikur ne, i bëjnë të gjitha vendet, edhe Gjermania.

Rakipi: Gjermania po i kthen mbrapsht

Rama: Ai që e ndërton Rrugën e Arbrit nuk bëhet pronar, ai e bën dhe ikën, pronarë mbetemi ne

Rakipi: Po e bën si PD
Rama: Jo mo jo, ata u zhytën në borxh, kjo nuk është ashtu

Rakipi: Po e çoni vendin si Greqia
Rama: Je në vete apo jo? Jeni të paditur. Nuk lexoni. Unë flas me kompetencë për ato që them

Rakipi: Po e shoh, e shohin edhe ata…publiku
Rama: Ti kërkon pula për të rrjepur dhe për ti hedhur

Rakipi: Ti thua do të… do të…
Rama: Nuk është “do të” që ekonomia ishte zero dhe sot është 3,5%

Rama: Unë po flas për fakte dhe realitetin që kemi. Po them se ka akoma shumë për tu bërë.
Rakipi: Njëri thotë se ka në Burrel.
Rama: Po e di që ka akoma. Por ka shumë shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia që vinë në QSUT. Këtu u fillua nga transformimi i qyteteve.

Rakipi: Meqë i kanë bërë keq ata që ikin ti…
Rama: Ne e filluam prapë nga A-ja.

Rakipi: Ti duke qenë piktor, ke bërë qendrën e Durrësit….
Rama: Po qendrën e Durrësit nuk e bëra unë. Ky nuk është nivel padie, por karagjozllëku.

Rakipi: Intimidimin e kë tëndin..
Rama:
E ka përgjegjësi qeveria për ngricën e madhe në Tiranë. Ju nuk jeni në vete, nuk jeni në metro.

Rakipi: Kush do t’i paguaj ato?
Rama:
Ore zotëri edhe njëherë tjetër. Shqipëria nuk ka pasur dhe as Tirana si ajo ngricë. Po pse kush i thahu ato palma?

Rakipi: Duhet të kishe pranuar që për 4 vite ke bërë një gabim.
Rama:
Po nuk e vendosa unë se ça pemësh duheshin.

Rakipi: Këtë se pranon asnjë shqiptar në botë. Po mos të kishe vënë ti ato, do e kishe varur në palma atë që i vuri. Ato t’u kalbën. Fajin e ka ngrica apo ti?
Rama:
Unë, unë. Kjo qeveri e poshtë e çoj temperaturën -10. Ndaj s’duhet të bëjmë zgjedhje, se kjo qeveri solli ngrica. Ju më sillni në studio dhe debatoni me mua sikur do garoni në zgjedhje me mua.

Rakipi: Po ju debatoni vetëm tek ETV
Rama:
ERT.

Rakipi: Shihni si rëndon (Rama bën një pasthirmë)
Rama:
Më fole për psikikën time dhe me Lubonjën se ai merret me atë.

Rakipi: Kalojmë fare shkurt tek PS. Në rastin e Blushit ju shpikët një referendum, etj.
Rama:
Të paska shumë malli për mua më ktheve mua në arkeologji, Kjo nuk është histori por arkeologji. Është gërmim arkeologjik.

Rakipi: Vetëm Blushi ka mbetur…
Rama:
Të tjerët do ti kesh të gjithë. Meta nuk diskutohet, por dhe Lulzim Basha dhe PD.

Rakipi: Tani kanë filluar që ta sulmojë shumë gra të PS. Sulmi me gra, se atyre s’u përgjigjet njeri.
Rama:
S’dua të hy në këto rrugë. Saliu dhe Blush i përgjigjet dhe grave. Saliun edhe po se patëm në Parlament e kemi aty.

Rakipi: Koço Kokëdhima ndihet i larguar nga ju..
Rama:
S’dua të flas për ato që thyhen, për zërat, për llafët. Këto janë buka juaj e përditshme, nuk merrem me to. Më thoni fakte. Koço Kokëdhimën e kam pasur mik, nuk e mohoi miqësinë me të. Ai vendosi që të kthehet nga një kon tribunës, në një kundërshtar agresiv. Llafet ‘thotë kështu, ashtu’, nuk merrem unë.

Rakipi: Me Blushi kështu e bëtë dhe ju..
Rama:
‘Rroftë Edi Rama’ nuk thotë njeri

Rakipi: Po fshatari ta puthi kokën e të tha: Rroftë shoku Edi Rama.
Rama:
PS nuk është qëllim në vetvete, është instrument për të bërë qeverinë shtet. PS është parti që punon për Shqipërinë që duam. More më shumë minuta se unë dhe tua s’ka demokraci.

Rakipi: Mili shikoje e transmetoje nesër.
Rama:
Këtu i more të drejtën ekskluzive Arian Çanit që i drejtohet Ledios.

Rakipi: Zoti kryeministër kisha disa pyetje
Rama:
Po hë thuaj.

Rakipi: Për mediat e kisha..Të qetëson kjo puna e mediave.
Rama:
Është një kazan ku vlon gënjeshtra, është e financuar. Nëse ka një gjë për ta respektuar Fatos Lubonjën, pavarësisht se sa marrëzi thotë nuk është pjesë e axhendës. Lubonjën e kam pasur shumë mik dhe është ajo si të thuash dashuria e kthyer në urrejtje nga ana e tij. Ata janë ‘killera me pagesë të së vërtetës’. Bëj lekë, shti, bëj lekë shkruaj.

Rakipi: Pse nuk kërkon mocion besimi?
Rama: Nuk kam arsye ta kërkoj, edhe Ilir Meta ka thënë qeveri besimi nuk ka thënë që s’ka besim tek unë. Por nëse ai nuk ka, të paraqesë mocion mosbesimi

Rakipi: Kur je kaq i sigurt pse nuk e bën vetë?

Rama: Unë s’kam dalë të flak njeri Ylli

Rakipi: Flak gojët e këqija

Rama: Me gojët e këqija merreni ju, i amplifikoni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: