Derbi i kryeqytetit mbetet ende një temë e nxehtë dhe si gjithnjë prodhon jo pak debat. Çfarë na mësoi kjo sfidë e parë direkte mes Partizanit dhe Tiranës? Cila është diferenca mes dy ekipet, pikat e dobëta dhe të forta, çfarë impakti pritet të ketë kjo sfidë e përjetshme për pjesën e mbetur të sezonit.

Shpëtim Duro, trajneri i mirënjohur, në një intervistë për “News24” analizoi këtë akt të parë sezonal. Duro u shpreh i bindur se mes dy ekipeve nuk ka shumë diferenca, por në këtë përballje diferencën e bënë dy trajnerët, në fund fitoi filozofia dhe mënyra se si Shehi e përgatiti këtë derbi. Duro u shpreh i habitur me qëndrimin e trajnerit të Partizanit pas humbjes ndaj Tiranës, një deklaratë e pa pranueshme për të.

Në intervistën e tij për moderatoren Trevisa Tufa, Shpëtim Duro u ndal edhe tek ekipi i Tiranës, në këndvështrimin e tij klubi ka një meritë të madhe që brenda pak kohësh arriti të zëvendësojë si duhet disa lojtarë të rëndësishëm që u larguan në verë. Tekniku i mirënjohur u ndal në një koment të shkurtër edhe për pjesën tjetër të ekipeve, si e sheh ai rivalitetin në këtë fillim sezoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb