I gjatë, sharmant, elegant, ekstravagant dhe me një shikim shumë ekspresiv, por edhe me një buzëqeshje nga ato hollywood-iane; modern dhe i kuruar në detajin më të vogël… ky është Franci Popoçi, djali 20-vjeçar nga qyteti i Durrësit, i cili ka hyrë në fushën e modelingut me ambicien për të bërë emër jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Në profilin e tij në Instagram gjen foto nga më artistiket e deri tek ato shumë eksplicite, nga kostumi i kuq klasik e deri tek veshjet trendi, casual, sport… që e bejnë Francin të jetë shumë stil. Një model që kërkon të thyej mitet, tabut, gjykimet provinciale dhe për të ndryshuar e revolucianizuar botëkuptimin dhe mendësinë e ashpër maskiliste që i është indroktinuar shoqërisë shqiptare. Në këtë intervistë dhënë ekskluzivisht për ne, Franci tregon më shumë për veten, jetën e tij dhe planet për të ardhmen.

Jeni një nga modelët shqiptarë që shfaqeni me foto shumë provokuese në Instagram. Pse kjo zgjedhje e të pozuarit në profilin tuaj?

Nje nder pasionet e mija, eshte pozimi përpara kamerës. Më pëlqen të ekspozohem në mënyra të ndryshme në foto. Foto të nxehta në profil…? Thjesht shkrepje perfekte!

Efekti i sëmundjes dhe “sindromës” Justin Bieber (naked picture) “infektoj” nëpër botë shumë të rinj, veçanërisht edhe disa shqiptarë, ndër ata ishte; Alban Ramosaj, Kelvi Kadilli etj, dhe së fundmi edhe Ju. Të pozuarit nudo është mania për famë, disa like dhe shikime, vemëndje më shumë, pasioni yt i madh apo çfarë…?

Të them të drejtën, ishte një ide e një mikeje, e cila e shkrepi foton teksa po pushonim në brigjet e Jugut te Shqipërisë. Por përsa i përket emrave të sipërpërmendur nuk i jam referuar fare, sepse si model ju referohem personazheve të huaj. Kush eshte ai/ajo që nuk do famë, like dhe vëmendje.

Përngjani pak nga pamja me reperin e famshëm Noyzi. Kjo evidentohet fare lehtë. Më thuaj a ka pas ndonjëherë komplimenta dhe komente të tipit: “Sa shumë ngjani me Noyzin!”

Po më ka ndodhur shpesh, në shumë raste. Sa herë jam në makinë, sa herë eci në rrugë, dhe kur jam live në Instagram dhe kur drekoj dhe darkoj me miqtë e mi. Komente të tipit: “Ëoëëëë Noyzi”, “Vëllai i Noyzit” marr gjithmonë. Kjo tashmë më është bërë rutinë dhe nuk më bën shumë përshtypje.

Ëndërra dhe pasioni juaj është: spektakli, modelingu (pasarelat) dhe moda, por ju keni zgjedh të beheni një jurist. Pse zgjodhët Juridikun dhe jo diçka tjetër që mund të kishte lidhje me artin?

Talenti dhe pasioni për botën e artit e kam të lindur, dhe e ushtroj në çdo fushë. Truri ka nevojë për zgjerim njohurish edhe në fusha të tjera, në rastin tim e të qenurit jurist. Jetojmë në një kohë ku e padrejta fiton dhe e drejta “rri urtë”. E dua të drejtën, të parën!

Jeni një djalë i bukur, dhe është normale të ngacmoheni nga femrat, por kurioz jemi të dimë a keni pasur ngacmime dhe nga gjinia mashkullore…?

Të bukurës i afrohet edhe engjelli, e pse jo gjinia e kundërt.

Pas daljes tuaj te programi “Rudina”, cilat janë komentet e njerëzve, ndjekësve në Instagram për Ju, dhe nëse ka ndonjë koment pikant mund ta ndani edhe me ne?

Shumica e komente kanë qenë pozitive. Shumë njerëz më kanë suportuar për guximin dhe të qenurit ‘open mind’. Komente pikante kanë qenë të shumta. Le te them që shumica e komenteve nga vajzat kanë qenë oferta në suita lukosoze (qesh).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Investoni shumë para dhe kohë me pamjen tuaj. Përkujdesje të veçantë për flokët, lëkurën, rrobat, trupin, aksesorët etj. Por sa kohë të mbetet për të investuar në gjëra të tjera të rëndësishme, në shkollë, në dije, në leximin e një libri për shembull, pra në bagazhin tuaj intelektual?

Siç e thash pak më lart, unë studioj për drejtësi duke kaluar kohë mbi libra. Kohën e lirë e kaloj pothuaj në diskutime mbi librat apo filma/ dokumentarë, me shoqërinë time, jam i rrethuar nga njerez intelektual, artistë me botë të madhe.

Si një i ri 20 vjeçar, plot me energji, shpresë, ëndërra, ide cfarë do të doje të ndryshonte në Shqipëri?

Ndryshimi i sistemit, rrotacioni politik, te drejtat e barabarta, më shumë ligj dhe drejtësi. Ndryshimi i figurave politike të konsumuara, dhe t’ju jepet më shumë mundësi të rinjve të talentuar të marrin fatin dhe timonin e Shqipërisë tonë të dashur në dorë.

Ka plot meshkuj shqiptarë në botën e modelingun që kanë bërë emër dhe famë, kujt prej tyre do të doje ti ngjaje për suksesin?

Faktikisht, une nuk i referohem asnje modeli shqiptar, sepse nuk i njoh. Por, atij që unë i pëlqej stilin, famën është një model nga Venezuela me emrin Abel Periela, Mario Rodriguez, etj.

Keni pasur ndonjë ofertë për të qenë imazhi i ndonjë brendi (mark mode) në Shqipëri apo jashtë saj?

Po, në Shqipëri kam qenë model te kompania/ marka e njohur e rrobave “Breezy Albania”. Por kam firmosur kontrata me kompani të huaja jashtë Shqipërisë.

Për të pasur një pamje të bukur, përveç përkujdesjes ka raste ku edhe bëhen ndërhyrje estetike për të qenë komod me veten. Ju, keni bërë ndërhyrje estetike në trup apo fytyrën tuaj?

Pamja e jashtme për punën dhe profesionin që unë ushtroj është shumë e rëndësishme. Ndërhyrjet e mia estetike janë fare të vogla. Unë kam ndërhyrë tek buzët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Franci është një tip introvert apo ekstravers?

Jam shumë ekstravers. Më pëlqen të jem gjithmonë protagonist dhe të jem në qendër të vëmendjes.

Tërhiqni shumë vemendjen e të tjerëve, ndiheni keq kur sytë e njerëzve kureshtar “përndjekin” Francin?

Jo, aspak. Madje unë ndihem shumë mirë kur njerëzit kthejnë sytë nga unë. Madje ka pasur edhe njerëz që kanë shprehur dëshirën për t’u fotografuar me mua.

Ke guxuar shumë dhe ke riskuar për t’u bërë i famshëm, për të arritur deri këtu nuk është e lehtë. Cili ka qenë njeriu që ju ka dhënë mbështetje edhe kur ju keni menduar se nuk do t’ja dilnit mbanë?

Mbështetje nga 3 femra të rëndësishme në jetën time. E para ,mami. Ajo më ka ndjekur që në fëmijëri pas, si në shkollë, kurse, piano dhe kanto dhe në modeling. Dhe së fundmi në vendimin për tu bërë person publik. Fjalët plot shpresë dhe dora e saj e ngrohtë më ndjekin çdo çast. E dyta, motra ime e vogël, që është drita ime e syve, e cila më adhuron në çdo dalje time në skenë. E fundit dhe jo më pak e rëndësishmja, është shoqja ime e ngushtë fotografja dhe menaxherja ime Serki. Ajo ka qenë një shtysë tjetër e madhe e imja, që unë të jem dikush. Nuk më donte të isha pas kameras së apartit te saj, por më donte në Tv dhe skena prestigjoze.

Franci modelingu është në planin tuaj të parë apo shkolla është parësore për momentin?

Mundohem ti alternoj të dyja, pasi si shkolla dhe puna si model dua të ecin paralel.

Keni shëtitur, parë dhe vizituar disa vende të botës. Cili ju ka impresionuar për mirë dhe keni dashur që atë shtet ta vizitoni për herë të dytë?

Po, une kam bërë disa udhëtime, por vendi i cili më ka magjepsur duke dashur që ta vizitoj përsëri është Egjipti. Por, së shpejti do të vizitoj edhe ishujt ekzotik Maldivet.

Çfarë statusi sentimental ka Franci për momentin. dhe si ndiheni?

Kur më pyesin për çështje zemre,me mbulojnë djersë të ftohta (qesh). Jam i dashuruar në fshehtësi; me zemren e kuqe me disa të krisura të vogla që dua ti shëroj rrugës…

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb