Sot e gjithë ditët infermierët mendojnë vetëm si të ikin nga Shqipëria, kryesisht drejt Gjermanisë ku ‘uria’ për infermier është e madhe. Por ky nuk përbën më lajm, pasi është një fakt i shteruar mediakisht e që zgjat prej 4 vitesh. Ajo që të tremb është fakti tjetër se po ikin infermierë profesionist me mbi 10 vite eksperiencë dhe vendin e tyre po e zënë studentë që dalin nga bangat e shkollës që dinë shumë pak për profesionin.

Ish-kryeinfermierja e QSUT-së në vitet 2013-2015 Mimoza Kalaja me një eksperiencë të gjatë në trajnimin e infermierëve në të gjithë Shqipërinë pohon se mes atyre që largohen dhe që janë të shumtë ka edhe infermierë në moshë që ia kanë dalë të mbrojnë gjermanishten që mbetet pengesa më e madhe për një punë në Gjermani.

E ftuar në studion e ‘BalkanWeb’ kalaja rendit një numër të madh arsyesh se përse infermierët duan të ikin nga vendi, që nga rroga e ulët mesatarisht 30 mijë lekë, kushtet e këqia, dhuna presioni dhe nëpërkëmbja në vendin e punës, mungesa e trajnimeve, arsimi i keq që marrin në shkolla, dhe mbi të gjitha ngarkesa strapacuese në punë si dhe rreziku i infeksioneve spitalore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb