Analisti Genc Burimi në lidhje skype për rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka zbuluar detaje nga intervista e tij me avokatin e Sali Berishës, Jean Yves Le Borgne për gjyqin për shpifje në Francë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Genc Burimi thotë se ishte i papërgatitur për intervistën, por në fillim mendonte se si arsye avokati do i nxirrte se Sali Berisha kishte pasaportë franceze.

Ai thotë se avokati është në fazë të suksesshme duke e çuar direkt në gjyq çështjen, ose në rast të kundërt të hetimit paraprak, do të ishte e pamundur që avokati për një çështje shpifjeje brenda 3 muajve të vendoste në lëvizje makinën juridike franceze.

‘’Absolutisht jo, komplikimi vjen mbrapa. Kur fola me avokatin , nuk ishte intervistë që e kisha parapritur, nuk e dija çfarë do më thoshte. Ndoshta do më nxirrte argumentin se Berisha kishte pasaportë franceze. Prisja këtë argument, që është i pranueshëm, shpifja është në Francë, e sjell interneti, është në ëebsiten e DASH.

Ky proces mund të bëhej dhe në Spanjë apo Portugali. Në Francë mund të bësh proces nëse ka një publikim në internet. Dhe interneti është pakufi. Ia lejon procedura. Atje ku komplikohet çështja është se që të kërkosh zbatimin e kësaj procedure, ose të kërkosh hetim paraprak, drejtësia franceze, hetuesia, prokuroria, të caktohë një prokuror që të shqyrtojë brendësinë e provave të avokatit të Berishës, dhe në këtë rast ligji francez e ka komplikuar shumë sepse parashkrimi, periudha paas të cilës asnjë proces s’mund të kryhet, padia nuk është vlefshme është vetëm 3 muaj, shumë e shkurtër në fushën e shpifjes. Nëse botimi është bërë më 15 maj, i bie që deri më 15 gusht duhet të veprojë avokati që të vërë në lëvizje makinën juridike, është e pamundur Ligji në Francë është ligji për shtypin, që gazetarët mos shqetësoheshin shumë nga akuzat.

E vetmja mënyrë që mos biesh në kurth është ta çosh direkt në gjyq të pandehurin, pa kaluar hetimin paraprak. Është procedurë e komplikuar por e vetmja rrugë për avokatin. Nuk bie në kurthin e 3 muajve. Por në këtë rast nëse do të lësh një shumë të madhe parash, që të frenohen procedurat abuzive dhe Berisha mund të humbasë e dënohët për shpifje nga ana e tij që ka denoncuar shpifjen. Por është gjetje e mirë për të gjykuar në Francë, por nuk dihet çfarë është përfundimi. Gjyqtari mund të thotë që s’ka kompetencë. Por është fazë e suksesshme për avokatin.’’- tha analisti.

 

Genc Burimi ka një këshillë për avokatin francez për të cilin thotë se nuk e njeh mirë Shqipërinë. Për Burimin, avokati i berishës duhet të tijë që SHBA është palë dhe gjyqtare në këtë drejtim.

Sipas tij SHBA është kumbare e procesit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, kanë drejtimin e Vettingut dhe bërësit e drejtësisë së re.

 

‘’Do kisha një këshillë për avokatin e Berishës,sepse nuk e n jeh mirë Shqipërinë, është për mua SHBA-të dhe Berisha vetë, SHBA janë palë dhe gjyqtarë në këtë drejtim. Sepse SHBA janë ato që me Kushtetutë sot në Shqipëri si në askund vend tjetër janë bërësit e drejtësisë së re shqiptare.Janë bashkë me BE në drejtim të Vettingut. Influencojnë sistemin e drejtësisë bashkë me BE. Nëse janë në gjenezë të saj, po ashtu dhe opinione e rregulla. Në një farë mënyre janë kumbarët e procesit. Nëse SHBA-të sot e deklarojnë Berishën si persona ‘non grata’ kjo i jep mundësi sistemit të drejtësisë të vihet në lëvizje për Llallën, që i detyrohet SHBA-ve si kumbarë. Ka konflikt interesi. Nëse Berisha do fitonte zgjedhjet, SHBA e ka paramenduar. SHBA ndoshta kanë influencuar që mos i fitojë zgjedhjet partia e Berishës. Berisha mund  ti akuzojë për influencim në zgjedhje. ‘’- tha Burimi.

Genc Burimi shton se PS me bekimin e SHBA ka marrë përsipër të spastrojë klasën politike nga Berisha e Meta. Ai thotë se kjo është luftë pa kthim me vullnetin e Ramës. Për Burimin do të ishte më mirë që SHBA të bënte një kompromis me Berishës duke i ofruar imunitet, dhe më pas të vijohej me hapjen sa më shpejt të negociatat.

 

‘’Si në rastin e Berishës, edhe tek Meta, PS sot me bekimin e SHBA i janë futur një rruge, operacioni fshese, katarsis për të pastruar klasën politike nga dy figura, njëra që kryeson PD në mënyrë indirekte, dhe një tjetër që kryeson LSI.  Luftë pa kthim që po angazhon PS me mbështetjen e SHBA. Dhe këta i thonë çojë deri në fund. Është një vullnet i qartë i Ramës për të spastruar këto 2 figura.

Berisha më pas thotë, s’kam ç’humbas. Nuk është mirë që kjo gurgule të përhapet në tribunat ndërkombëtare. Do të ishte më mirë të arrihej një kompromis, ti jepej imunitet Berishës. Se SHBA ka  bërë kompromis me talebanët në Afganistan. Më mirë në Shqipëri të bësh kompromis me Berishën e të hapen negociatat, se kjo rrugë mund  edhe mos je të e miër. Meta thotë që ky parlament që më gjykon është i paligjshëm, s’ka pasur 140 deputetë. ‘’- tha Burimi.

 

Sa i përket zgjedhjeve në PD, Burimi thekson se dëshira e SHBA dhe Ramës është që kryetar të rizgjidhet Basha, kësaj radhe i reformuar dhe të braktisë tezat e Berishës, mundësisht edhe të hyjë në koalicion me PS.

‘’Është proces shumë i rëndësishëm. Përveç Metës dhe Berishës që qartësisht duan amerikanët t’i eleminojnë, mbetet çështja BAsha. Dëshira e amerikanëve dhe Ramës që i ndjek është që Basha të qëndrojë në krye të PD, një Bashë i reformuar që braktis tezat e Berishës, që hyn dhe në koalicion me PS. Por nuk është kjo që po ndodh. Po shkojmë drejt zëvendësimit të Bashës në krye të PD në mbikëqyrjen e amerikanëvë, ndoshta Bashës do i nxjerrin ndonjë dosje të PD. Demokratët nëse zgjedhin Bashën mbrojnë Berishën, hyjnë në konflikt me SHBA, por nuk është turp të hysh në konflikt me ta. Ose demokratët zgjedhin një kryetar tjetër, si Edith Harxhi që është element i amerikanëve. Këtë do synojnë SHBA për t’i hapur negociatat me BE.’’- përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb