Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24 ka thënë se Edi Rama dhe PS nuk dalin dot forcë e parë edhe nëse mbledh gjithë superfuqitë e botës.

Sipas Kryemadhit, Rama po tregon dita ditës që nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme që do të sjellin rotacionin politik.

Kryemadhi thotë se edhe nëse bëhen ndryshimet e sotme kushtetuese për këtë veprim nesër do të shpagohen dhe do të dënohen.

PJESE NGA INTERVISTA E MONIKA KRYEMADHIT

PYETJA: Ditën e nesërme, këtë të enjte në parlament pritet të miratohen ndryshimet kushtetuese. Kryeministri duket i bindur, por opozita nuk ka dhënë konsensusin, ç’farë pritet të ndodhë?
Është një veprim në panik, pra ka një panik të përbrendshëm. Nëse një njeri do të ndihet i sigurt dhe i fortë, s’ka pse ndërhyn në një proces kaq korruptiv, por është një veprim që tregon pasiguri. Më kënaq veprimtaria e Ramës që tregon se është i frikësuar. Çdo ditë që kërcet këmbët tregon që rezultate e zgjedhjeve të ardhshme nuk e ndalojnë dot rotacionin që do të vijë me zgjedhje të lira e të ndershme.
Politikisht do të thoja le ta bëjnë sepse do të kemi kënaqësinë më të madhe për të treguar në të ardhmen shqiptarët për të treguar shembullin e njerëzve që marrin peng dhe që do të kenë shpagimin dhe dënimin për këto veprime, por nga ana tjetër do të më vinte keq pasi një veprim do ta çonte Shqipërinë në një drejtim të paditur.

PYETJA: Lista të hapura 100%?
Opozita s’ka qenë kundër listave të hapura. Mjafton të shihni platformën e z.Mediu dhe aty janë listat e hapura. Ajo që thotë Rama se 30% e listave do të jenë të mbyllura, nuk është e vërtetë. 70% do jenë të mbyllura. Vetëm partia e Enver Hoxhës merrte 99.9% të votave.

PYETJA: Qëllim ndalimi i koalicioneve?
Kjo ka qenë gjithmonë e Ramës. Por po ja u bëj të qartë, s’ka shanse Edi Rama sikur të mbledhi gjithë superfuqitë e botës nuk del dot forcë e parë. Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t. Mos shikoni vetëm sondazhet e rrjeteve sociale. 15% e shqiptarëve përdor internet, dhe janë ata që janë në administratë publike që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb