Një rrufe në qiell të hapur. Vetëm në këtë mënyrë mund të përshkruhet vendimi i Paris SG për të shkarkuar nga detyra trajnerin Thomas Tuchel. Raportet e teknikut gjerman me klubit parizien nuk ishin nga më të mirat, por askush nuk e priste që ai të largohej vetëm pak orë pas fitores 4-0 të skuadrës së tij kundër Strasbourg në Ligue 1.

0 Gettyimages 1230237550
0 Gettyimages 1230237550

Thomas Tuchel përfundon aventurën në pankinën e Paris SG në në sezon aspak të keq. Kampionët në fuqi të Francës renditen në vendin e tretë me vetëm një pikë më pak se Lyon dhe Lille, ndërsa janë kualifikuar edhe në 1/8 e Champions. Por siç zbulojnë mediat në vend, shkarkimi i trajnerit nuk lidhet me rezultatet. Sipas tyre, drejtuesit e klubit parizien e kanë marrë këtë vendim pas një interviste të Tuchel për televizionin gjerman “Sport 1”. Deklaratat e teknikut ku shprehej se interesat e klubit janë më shumë politike se sportive nuk janë pritur mirë dhe si pasojë kanë firmosur largimin e tij.

Pochettino Allegri Getty
Pochettino Allegri Getty

Menjëherë kanë dalë edhe emrat për trajnerin e ri të Paris SG. Duke qënduar në atë që raportojnë mediat franceze dy janë kandidatët kryesorë: Maurizio Pochettino dhe Massimiliano Allegri. Për momentin tekniku argjentinas është më i favorizuar se ai italian.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: