Zhgënjimi që solli Kombëtarja në këtë edicion të Ligës së Kombeve ishte shumë i madh në radhët e tifozëve, opinionit sportiv, por dhe të gjithë protagonistëve. Dështimi u pasua me një pikëpyetje të madhe në lidhje me të ardhmen e trajnerit Edy Reja, i cili edhe këtë herë refuzoi të jap dorëheqjen, pavarësisht se kontrata i përfundon në nëntor.

Luan Pinari, në një intervistë për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, foli mbi këtë temë, a duhet Edy Reja të largohet tani apo në fund të kontratës? Pinari zbuloi edhe profilin e trajnerit që FSHF duhet të zgjedh për të pasuar teknikun italian pasi për të ndryshimi është i pashmangshëm.

Në intervistën e tij për “News24”, Pinari foli edhe për derbin e kryeqytetit, sfidë e përjetshme ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. Si një ish i famshëm i dy ekipeve, Pinari u shpreh i bindur se Partizani i këtij sezoni është më i fortë, mund ti shkoj deri në fund këtij sezoni, ndërsa Tirana për të ka ndryshuar shumë në raport me një vit më parë. Ish futbollisti i dy ekipeve, u shpreh i bindur se ky derbi pritet të ketë një rol të rëndësishëm për të dy klubet, për ecurinë e tyre këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb