Shqipëria luan fatet në Ligën e Kombeve ku përballë Izraelit kërkohet fitorja me çdo kusht për të qëndruar në lojë. Kjo është një prove e madhe edhe për trajnerin Edi Reja, me italianin që i përfundon kontrata në nëntor. Shkëlqim Muça, ish futbollist i Kombëtares, trajneri i mirënjohur, në një intervistë ekskluzive për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, shprehet i bindur se cikli i Edy Reja-s në Kombëtare ka përfunduar.

Ndryshe nga perceptimi i stafit drejtues të FSHF-së, Muça shton se këto dy sfida nuk janë një test për Edy Reja-n, duket një ndryshim pavarësisht rezultateve që mund të arrijmë, qofshin këto edhe pozitive.

Në sytë e Muçës, Kombëtarja duhet të ndryshojë filozofi për ti marrë më të mirën këtij grupi lojtarësh me shumë cilësi. Muça u ndal edhe tek individë si Asllani dhe Broja, ndërsa theksoi se nëse nuk kualifikohemi si të parët në këtë grup do të ishte një hap pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb