Miqësorja kundër Arabisë Saudite u shoqërua me një “hije” të madhe, kjo pasi për herë të parë nuk u lejua që ndeshja të transmetohej, nuk u lejuan kamerat në stadium e as tifozët, kjo me kërkesë të palës saudite.

Ishte një miqësore e veçantë pasi për herë të parë Edy Reja i besoi produktit vendas. Redi Jupi, ish futbollist i rëndësishëm i futbollit shqiptar, në një intervistë për “News24”, foli për këtë miqësore, për mënyrën se si u organizua, duke hedhur dyshime dhe akuza të forta ndaj drejtuesve të FSHF-ës.

Jupi nuk preferoi të flas për çështjen Reja, në duhet apo jo t’i rinovohet kontrata, pasi Jupi ka një këndvështrim ndryshe, për të Reja është bërë “mish për top” për të larguar vëmendjen nga problemet e tjera.

Jupi foli për futbollin në vendin, për cilësinë, por edhe në këtë pikë, ka një version “origjinal”. Në lidhje me garën për titullin, Jupi mendon se dy ekipet e kryeqytetit kanë diçka më shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb