Për herë të parë këtë sezon Tirana mori kreun, këtë e bën pas javës së 11-të, duke lënë pas pikërisht rivalin e tyre të përjetshëm, Partizanin. Orges Shehi, trajneri i bardhebluve, në një intervistë ekskluzive për “News24”, foli për rivalitetin këtë sezon, kujt i druhet Shehi, kë sheh si rivalë?

Numri një i stolit kryeqytetas u ndal edhe te rendimenti i Redon Xhixhës, katër ndeshje pa shënuar, çfarë po ndodh me “bomberin” bardheblu?

Në intervistën e tij për emisionin “Sport News”, dhënë për moderatoren Trevisa Tufa, Shehi zbuloi se çfarë i ka kërkuar këtë sezon presidenti Halili, çfarë kërkon presidenti i klubit? Shehu u pyet edhe për mundësinë nëse do të pranonte një rinovim të kontratës në këto momente, dhe nëse është titulli kampion kusht i vendosur nga drejtuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb