Prej afro dy dekadash Tirana nuk ka qenë kurrë kaq pranë suksesit absolut. Bardheblutë janë në garë me kohë të plotë për “tripletën” e famshme. Një rol si protagonist kryesor në këtë fund sezoni ka edhe Kristal Abazaj, i cili pavarësisht se i dëmtuar, nuk është kursyer, duke dhënë kontributin e tij, ku në dy sfidat e fundit ka realizuar tre gola duke i dhuruar 6 pikë Tiranës.

Në një intervistë për “News24”, në emisionin ”Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, Kristal Abazaj bën me “krahë” tifozët duke i premtuar se do të vendosin yllin e tretë në fanellë (bën llogaritë bashkë me titujt e hequr). Sulmuesi theksoi se askush në shtëpinë e Tiranës nuk ndjen presion, as nga Partizani e as nga rivalët e tij, por nuk preferon të shoh më larg se sfida e radhës. Në intervistën e tij, Abazaj foli dhe për të ardhmen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: