Derbi i kryeqytetit, sfida e përjetshme Partizani-Tirana, rrëmben skenën e futbollit shqiptar. Këtë të diel në “Air Albania” përballen në aktin e parë sezonal, një derbi i cili vjen ndryshe, me aktorë të rinj, por me qëllim të njëjtë, triumfin. Agustin Kola, legjenda e klubit bardheblu, ish sulmuesi i famshëm, ishte i ftuari special këtë të premte në “Sport News”, në “News24” në emisionin sportiv të moderuar nga Trevisa Tufa.

Kola bëri një analizë të plotë të kësaj përballje, çfarë do të thotë për të derbi, si ka qenë raporti me tifozët, te Tirana por edhe tek ekipi Kombëtar. Kola u kthye pas në kohë duke treguar histori shumë interesante se si mbante në shtëpi tifozë që vinin nga rrethet vetëm për të parë derbin.

Ish “bomberi” bardheblu vendos në peshore dy ekipet, duke iu referuar asaj që kanë dhënë në këto 5 javë të para, gjithashtu bëri një krahasim interesat në lidhje me dy trajnerët Shehi dhe Colella. Koha thekson se të lush një derbi është sikur të lush futboll me 200 kg mbi supe, ndërsa për të, trajnerët e huaj janë më profesionistë pasi nuk i komandojnë dot presidentët.

Në intervistën e tij për “News24”, Agustin Kola preku dhe temën më të nxehtë post-Kombëtare, a duhet të largohet Edy Reja dhe cili është profili i trajnerit që i përshtatet më shumë këtij brezi lojtarësh?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb