NGA SONILA MUSAJ

TIRANE- Pas deklaratave të gazetarit Artan Hoxha se një deputet i Komisionit Parlamentar të Sigurisë ka zhvilluar një takim në burgun 302,ku ndodhet e Dritan Dajti dhe Kastriot Ismailaj. Mediat bënë të ditur se emri i deputetit është Spartak Braho. Ky i fundit në një intervistë ekskluzive për gazetaren e “Gazeta Shqiptare”, Sonila Musaj, pohoi se ka qenë në burgun 302 për një vizitë ku ka takuar mikun e tij Iljaz Labi. I pyetur në ka takuar ndonjë të burgosur tjetër siç mund të jetë Dritan Dajti apo Kastriot Ismailaj, Braho deklaron se këto muhabete janë qesharake ndërsa tha se vizita e tij ka qenë konform ligjit dhe se ka takuar vetëm z. Labi, të cilin e ka mik të hershëm dhe se është edhe aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zoti Braho u shpreh se e gjithë historia është intrigë, ndërsa tha se në qoftë se vetë gazetari Hoxha do të futet në burg për shpifje, do të shkoj ta takoj edhe atë.

Z.Braho, emri juaj është përfolur në media se keni bërë një vizitë në burgun 302, aty ku ndodhen dhe emra të njohur të botës së krimit, sa i vërtetë është ky lajm?
Unë kam qenë atje në atë burg, është shumë e vërtetë. Kam takuar Iljaz Labin, madje nuk kam qenë vetë, por kam qenë së bashku me avokatin e Labit, Petrit Serjani dhe nënën e Iljazit. E ëma tij kishte marrë vesh që Ilajzi ishte sëmurë e i thashë që do të shkonim bashkë ta shihnim. Askush nuk më ndalon mua si deputet të vizitoj të burgosurit ose të paraburgosurit dhe çdo porosi tjetër është e kundra ligjshme.

Çfarë është kjo porosi?
Bëhet fjalë për lajmin sikur ka dhënë porosi drejtori i burgjeve që deputetët duhet të marrin leje tek ai.

Cili është komenti juaj për sa u përket lajmeve që mund të keni takuar dhe persona të tjerë?
Në të gjithë këtë histori ka një skenar. Unë kam vaji tur në burg që nga Fatos Nano e deri tek i fundit fare nga këta deputetët socialistë, pasi profesioni im është avokat, nuk kam vajtur në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, por si deputet kam takuar Iljaz Labin pasi kam marrëdhënie familjare me të. Unë nuk kam takuar as Kastriot Ismailaj e as Dritan Dajtin kjo është qesharake ka një raport që e vërteton se unë nuk kam shkuar qeli më qeli të takoj asnjë njeri përveç vizitës me Labin. Gjykoj se ndaj z.Labi është thurur një intrigë, e cila e ka paralizuar, por këtë çështje do ta vendosë drejtësia, por premtoj z.Hoxha që, nëse ai futet në burg për shpifje edhe atij do t’i shkoj për vizit.

A është e vërtetë që gjatë vizitës suaj në burgun 302 janë fikur kamerat regjistruese?
Këto janë muhabete kot. Atje ka një raport të SHKB, e cila ka konfirmuar se vizita ime atje ka qenë normale kam takuar Iljaz Labin si mik të hershëm. Këtu ka njëvajhistori intrige që dikush është i interesuar të më përgojojë, por nuk ka rëndësi, gjithsesi, ta them sërish se unë, z. Hoxha, kur të bie në burg për shpifje do të shkoj ta takoj ashtu siç takova Ismail Morinën ose i njohur ndryshe si ballisti njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014.

Përse e thoni që mund të bierë në burg për shpifje gazetari Hoxha?
Pasi Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël që merret me intriga sepse sponsorizohet kjo është e para. S’kisha asnjë arsye tjetër për të takuar asnjë njeri tjetër. Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk janë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti i zyrtar i SHKB-së së Drejtorisë së Burgjeve. Ka qenë një vizitë normale brenda ligjit, brenda rregullave vizitë që ka vijuar për rreth 12 minuta më tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij. Ishte vizitë humane njerëzore dhe këtë unë e kam bërë për mjaft njerëz të majtë apo të djathtë qofshin. Po ai, Tan Hoxha, e di shumë mirë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndarje është për Tanin, por kismet.

Nuk të kuptova për çfarë ndarjesh e keni fjalën, çfarë ka tek ajo ndarja?
E kupton vetë Tani, ajo çanta ka një ndarje vetë për të edhe bosin e tij se i kishte bërë shumë përshtypje çanta ime, pasi kur morën telefonin tha të mos e hapnin pasi ai telefon ka aq shumë gjëra për Edi Ramën sa si ka dhe çanta e Spartakut.

Z.Braho, vetëm dy ditë më parë u publikua një oficer i policisë gjyqësore ku mori 18 mijë euro në emër të prokurorit Ardian Braho, A keni ju ndonjë lidhje me të duke qenë se keni të njëjtin mbiemër?
Unë nuk kam asnjë lloj lidhje. Pas penalizimit të prokurorit Ardian Braho dikush aludon se është djali im, dikush aludon se është vëllai im, dua të sqaroj se unë nuk kam të bëj fare me të, ai është nga Shkodra unë jam nga Skrapari. Skam asnjë lidhje fare me të.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb