TIRANË

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot protagonist i emisionit të aktualitetit “Kjo Javë” në News24.

Në një intervistë ndryshe, Rama vjen në ekranin e News24 në një bisedë nga kalaja e Beratit me gazetaren Nisida Tufa për temat më të nxehta të aktualitetit duke nisur nga situata e COVID-19, vaksinimi tek fushata elektorale, objektivat e socialistëve etj.

Nuk mungon në deklaratat e shefit të maxhorancës dhe opozita dhe drejtuesit e saj. Emisioni “Kjo javë” vjen në ekranin e News24 në orën 17:30.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: