Arkadiuz Milik është emri në krye të listës për sulmin e Juventusit, që duket se do të ndajë rrugët me Gonzalo Higuain, në skadencë kontrate vitin e ardhshëm, kur do të jetë më shumë se 33 vjeç. Por drejtuesit bardhzinj vijojnë ta kenë mendjen te Mauro Ikardi, objektiv që e kanë ndjekur prej kohësh, por që u shua me kalimin e tij te PSG. Por tani Mauro është gati të lëvizë. Argjentinasi dëshiron të kthehet në Itali dhe Juventusi mbetet pista më e mirë.

Sipas asaj që sjell “Corriere dello Sport”, drejtuesi bardhezi Fabio Paratiçi, ka thyer akullin dhe ka kontaktuar direkt Leonardon, drejtorin e PSG-së, për të kuptuar situatën e operacionit. Një rrugë më e komplikuar sesa ajo e Milik, që Napoli nuk mund t’i lejojë vetes ta humbasë me parametër 0. Megjithatë, Ikardi mbetet synimi dhe aktualisht po mendohet që PSG ta blejë argjentinasin nga Interi dhe më pas të nisë bisedimet me Juven, që do të kërkojë të ulë çmimin prej 85 milionë eurosh duke futur ndonjë shkëmbim teknik, si Pjaniç, që pëlqehet shumë nga Leonardo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb