E vetmja mënyrë që Barcelona ka për të arritur tek Lautaro Martinez është të paguaj klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro. Pozicioni i Inter, i bërë publik nga drejtori sportiv, Piero Ausilio është i qartë, zikaltërit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Martinez. Inter nuk është i detyruar as të shesë më duke parë që Icardi është shumë pranë shitjes përfundimtare tek PSG, Perisic gjithashtu është pranë transferimit zyrtar tek Bayern. Financat e grupit Suning janë të qëndrueshme, një situatë që nuk i shkon aspak në favor Barcelonës dhe objektivit të tyre për të blerë “demin”.

Martinez
Martinez

Në këto momente, Barcelona e ka të pamundur të investoj 111 milion euro kesh për të blerë një lojtar, për këtë arsye blaugranat kanë insistuar që në marrëveshje të përfshijë disa lojtarë për të ulur kostot e këtij operacioni. Inter ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme çdo lojtarë që Barça ka ofruar. Për të siguruar shumën e kërkuar nga Inter, Barcelona shpreson shumë të shesë sa më shpejt disa nga lojtarë, i pari në listë është Coutinho.

Kutinjo Bajern
Kutinjo Bajern

Braziliani është në formë huazimi tek Bayern por klubi gjerman nuk ka ndërmend të blej kartonin e tij, nuk bën pjesë në planet e së ardhmes, fakt për të cilin është njohur edhe Barcelona. Sipas “Mundo Deportivo”, Barça shpreson që Coutinho të shitet në Angli, aty ku ende ka disa admirues por në të njëjtën kohë ia ka ofruar edhe Juves si pjesë e shkëmbimit për të transferuar Pjanic në “Camp Nou”.
(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb