Deri më 31 gusht, kohë kur përfundon merkato, pritet të dëgjojmë sërish shumë në lidhje me merkaton e lojtarëve, kjo pasi në lojë janë ende disa emra të rëndësishëm si Bernardo Silva, Marco Verratti dhe Frenkie de Jong.

Nga Spanja vijnë lajme shumë intriguese pasi fati i tre lojtarëve duket i lidhur ngushtë me njeri tjetrin.

Bernardo Silva And Kevin De Bruyne Cropped Veiwx1o7hrm31o9kbzi1mwpq2
Bernardo Silva And Kevin De Bruyne Cropped Veiwx1o7hrm31o9kbzi1mwpq2

Bernardo Silva është një objektiv i deklaruar publikisht nga Barcelona, Man.City e ka nxjerr në shitje, por për të arritur te Silva klubi blaugrana është i detyruar të shes.

De Jong Barca
De Jong Barca

Në skenë del sërish Frenkie de Jong, vetëm shitja e holandezit mund t’i dhurojë klubit para për të operuar sërish në merkato. De Jong mund të transferohet te PSG, kjo pasi nga Parisi mund të largohet Marco Verratti.

1200 L Psg Neymar Verratti Donnarumma La Date Du Retour Des Internationaux Connue
1200 L Psg Neymar Verratti Donnarumma La Date Du Retour Des Internationaux Connue

Mesfushori italian nuk ka një raport të mirë me trajnerin Galtier, ndërsa Pep Guardiola e pret krahëhapur te Man.City. Verratti dhe Guardiola, në çdo rast nuk kanë nguruar të shprehin simpatinë për njëri-tjetrin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb