TIRANË- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur zbatimin e planit operacional të ndërhyrjes në bregdet. Ndalesa e parë është zona nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, në Durrës, aty ku ndërhyrjet e nisura ditën e enjte parashikohet të zgjasin të paktën 10 ditë.

Inspektorët e INUK kanë bërë konstatimet në terren dhe kanë njoftuar sipas ligjit qytetarët dhe pronarët e objekteve të kundraligjshme. Në aksin kryesor që përfundon sot do prishen 150 të strukturave të ndryshme përfshi dhe objekte një, dy dhe tre katëshe.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kërkon mirëkuptimin e tyre të metejshëm. Ndërhyrjet e nisura në Durrës do të shtrihen në të gjitha zonat bregdetare.

Ndërkohë, në Velipojë, inspektorët kanë nisur verifikimet në terren për evidentimin e objekteve të kundraligjshme. Paralelisht me ndërhyrjet në vijën bregdetare të Durrësit, INUK po vijon punën për largimin e të gjitha objekteve të kundraligjshme në krah të akseve kombëtare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: