VLORE- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit, ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Jalë për është hasur në kundërshtimin e banorëve dhe bizneseve.

Banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë. Ata pretendojnë se janë me dokumente të rregullta.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: