POGRADEC – Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka mbyllur sot operacionin në Hudenisht të Pogradecit, ku në katër ditë ka shembur 20 objekte.Drejtues të INUK bëjnë të ditur se gjatë këtyre katër ditëve janë shembur 7 njëkatëshe, 5 dykatëshe, 5 trekatëshe, 2 katërkatëshe dhe një 6 katësh (me shpërthim të kontrolluar). Tashmë INUK me mjetet e saj, ka nisur edhe pastrimin e zonës.
Aksioni i INUK në Hudenisht u shoqërua me kundërshtime nga banorët e zonës, disa prej të cilëve ngritën pretendime se dëmshpërblimi që u ishte ofruar nuk përputhej me koston e ndërtesave të tyre. 20 pjesëtarë të së njëjtës familje u ngujuan për dy ditë në ndërtesën që ishte parashikuar të shembej. U desh ndërhyrja e policisë për t’i bindur ata të dilnin nga godina dhe për t’i hapur rrugë operacionit të INUK.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: