TIRANE- 211 objekte janë prishur nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kësaj në dy zona të njohura si problematike në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, INUK ka prishur objekte të paligjshme që ndodhen te “Fusha e Aviacionit”, mbrapa fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit”, si edhe në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar po vijon prej ditës së hënë zbatimin e planit të veprimit për ndërhyrjet në Tiranë. Ndërhyrjet e INUK do të vazhdojnë në “Unazën e Re” dhe disa zona të Njësisë Bashkiake nr. 5. Ndërsa inspektorët e INUK po bëjnë verifikime në terren në zonën nga pallati me shigjeta deri te shkolla “Vasil Shanto”; në “Komunën e Parisit”; te Shallvaret; bulevardi “Bajram Curri” deri te zona e NSHRAK-ut, si edhe në zonën e Malit të Dajtit.

“Paralelisht, INUK ka një plan të veçantë veprimi për vijën bregdetare, ku pas përfundimit të azhurnimit, parashikohet ndërhyrja në “Gjirin e Lalzit”, ku janë evidentuar rreth 100 objekte të kundërligjshme. INUK falënderon edhe njëherë qytetarët për mirëkuptimin dhe kërkon bashkëpunimin e tyre për të denoncuar uzurpimin e hapësirave publike dhe ndërtimet e kundërligjshme, duke garantuar paanshmëri dhe respektim të ligjit në të gjitha veprimet e Inspektoratit”, njofton INUK.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: