Çfarë surprize! Iliri dhe e ëma e tij balerinë na kanë emocionuar në këtë mbrëmje finale.

Balerini, ka performuar me të ëmën në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, nën ritmet e këngës “Valsi i Lumturisë”, kënduar nga sopranoja Inva Mula.

Një performancë plot ngjyra, jetë dhe ide. Mosha duhet të jetë thjesht një numër për mamanë e Ilirit, e cila vallëzoi plot klas e energji për shqiptarët këtë mbrëmje. Kujtojmë se Iliri është në dyshen finaliste, ku pritet të përcaktohet fituesi mes tij dhe aktorit Donald Veshaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb