Princi William dhe Princi Harry janë mbajtur në errësirë për një dokumentar të ri të Princeshës Diana, i cili do të transmetohet në 25 vjetorin e vdekjes së saj, kanë pohuar burimet për Daily Mail.

Serial-dokumentari me katër pjesë i titulluar “Investigating Diana: Death in Paris” do të transmetohet në Channel 4 dhe përkon me përvjetorin e vdekjes së Princeshës së Uellit më 31 gusht.

Një bashkëprodhim mes Channel 4 dhe Discovery Plus, historia do të tregohet si një “procedurë policore dhe mjeko-ligjore” dhe do të eksplorojë se “si individë të fuqishëm, shtypi dhe interneti krijuan dhe nxitën teoritë konspirative që mposhtën faktet dhe vënë në pikëpyetje vetë natyrën e së vërtetës”.

Burime thanë se Duka i Kembrixhit, 40 vjeç, dhe Duka i Sussex-it, 37 vjeç, nuk janë konsultuar për programin, ose nuk iu është shfaqur paraprakisht një pjesë e asaj që do të transmetohet.

Princesha ishte 36 vjeçe kur vdiq në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht të vitit 1997. Vdekja e saj ka vazhduar të tërheqë teori konspirative gjatë dekadave.

“Investigating Diana: Death in Paris” do të rrëfejë hetimet e dyfishta për incidentin – i pari nga Brigada Franceze Criminelle në vitin 1997, dhe i dyti nga Policia Metropolitane në vitin 2004.

Ai do të shfaqë intervista me detektivë nga të dyja forcat, disa prej tyre që flasin publikisht për herë të parë.

Dokumentari do të shqyrtojë gjithashtu “kërkesën e pangopur të publikut për përgjigje, e cila nxiti interesin e paprecedentë të shtypit dhe përhapjen e dhomave të bisedave në internet, ku spekulimet mbi ‘shkakun e vërtetë’ të vdekjes së Dianës u bënë një nga ndjesitë e para virale të internetit të hershëm”.

Një tjetër dokumentar që përshkruan jetën e Dianës, i titulluar “The Princess”, do të transmetohet këtë muaj pasi tërhoqi polemika për përfshirjen e pamjeve nga intervista e saj e vitit 1995 me gazetarin Martin Bashir.

Duka i Kembrixhit ka bërë thirrje më parë që pamjet e nënës së tij të mos shfaqen më dhe BBC është zotuar të mos e transmetojë apo licencojë këdo që dëshiron t’i posedojë ato.

“Investigating Diana: Death in Paris” do të jepet premierë më 21 gusht në Channel 4 dhe All 4 të Mbretërisë së Bashkuar.

Vitin e kaluar, Princi William la mënjanë dallimet personale dhe qëndroi krah për krah me vëllain e tij Princin Harry, 37 vjeç, në përurimin e statujës prej bronzi të nënës së tyre në kopshtin e Pallatit Mbretëror./ Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb