Një investigim nga BBC Arabe hedh dritë mbi përhapjen e COVID-19 në Lindjen e Mesme ku ende dhe sot epiqendër e këtij Rajoni është Irani.

Pikërisht një kompani ajrore iraniane, nga më të mëdhajat në atë vend, e quajtur Mahan Air kryente udhëtimet nga fundi i janarit deri të marsit edhe pse udhëtimet ishin pezulluar.

Saktësisht ishin vendet si Iraku, UAE, Siria që në këtë periudhë e lejonin këtë kompani të kryente fluturime vajtje- ardhje.

Burime për BBC shprehen se dhjetëra pasagjerë shfaqnin sipmtoma të COVID-19 por kur stafi e kupto dhe e ngriti si shqetëm atëhere ata heshtnin.

Kjo kompani është lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit prandaj dhe SHBA ka vendosur sanksione ndaj kësaj linje ajrore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb