Te Milani periudha e verës e ka gjetur skuadrën në një situatë mjaft të paqartë. Nga UEFA në ditët në vijim pritet një dënim për shkak të shkeljes së “Fair Play Finaciar”, ndërsa ndërkohë pronarët aktual ende nuk po i gjejnë fondet e duhura për të kaluar në zotërim të plotë klubin.

Gjithsesi një investigim i fundit i kanalit RAI 3 në programin investigativ Report, ka shtuar akoma më shumë dritëhijet.

Ata janë të habitur me faktin që një kompani e quajtur “Blue Sky” financon Milanin. Krerët e kësaj kompania janë dy emra të njohur si D’avaco dhe Salvatore Çerkione, persona të cilët njihen si të afërt të Silvio Berluskonit, ish-presidentit të “djallit”.

Të dy ata figurojnë pjesë e bordit të kompanisë që quhet SOPAF, bashkë me ish-administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galiani.

Këto të dhëna sipas RAI 3 të çojnë në përfundimin se edhe pse ‘de fakto’ janë kinezët, pronari i vërtetë i klubit është Berluskoni, i cili mesa duket kurrë nuk është larguar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb