Pas investigimeve të bëra nga televizioni informativ “News24” se qeveria po jep tendera me 99.9% të fondit limit, reagon edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili i bën thirrje SPAK-ut të hetojë.

Në një postim në “Facebook”, Vasili thekson tenderi për mirëmbajtjen e katër rrugëve të Rajonit Qendror dhe Juglindor jo vetëm që jepet nga qeveria me mbi 99.9% të çmimit, por edhe pa garë. Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Per tenderat, qe jepen me 99.9% te çmimit dhe pa gare, Rama jep edhe 30% kompesim,ndersa per qytetaret zero ndihme!
Media raportojne qe Tenderi i mirembajtjes se kater rrugeve te Rajonit Qendror dhe Juglindor me vlere 12 milion euro jepet pa gare dhe me mbi 99.9% te cmimit.
Sikur nuk mjafton, qe keta tendera dhurohen nga qeveria me 99% te vleres, por do tu japin edhe 30% kompesim.

Jane me qindra tendera, qe jepen nga qeveria me 99% te çmimit ane e mbane ministrive e drejtorive rilindase ku tenderohen qindra milion euro.
SPAK rri mbyll syte, gojen dhe veshet ndersa parate publike grabiten e plaçkiten kaq trashe sepse jane te sigurte per pandeshkueshmerine e tyre.
Ne nuk do mbyllim syte dhe do tja kerkojme SPAK zyrtarisht qe te hetoje deri ne fund.

Dy rruge ka: ose SPAK do te hetoje ose me mosveprimet e tij do te konsiderohet i inkriminuar me vjedhjen shteterore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb