Media investigative e çështjeve ballkanike, e cila merret me zbulimin e krimit dhe të mafies në gadishullin tonë, OCCRP ka shkruar një artikull për Arbër Çekajn, një nga njerëzit që u kap në Durrës me 613 kilogramë kokainë, sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar në vendin tonë.

Në shkrimin e medias në fjalë, tregohet historia e Çekajt, si ishte marrë me drogë në Ekuador, kishte ikur prej andej për t’u fshehur në Shqipëri, e deri tek arrestimi i tij i bujshëm në qytetin-port të Durrësit. Po ashtu, në këtë shkrim pyeten njerëz të afërt me Çekajn, edhe xhaxhai i tij, ish-gjyqtar.

Në investigim theksohet se, vetëm disa javë pasi ishte lëshuar një urdhër-arresti për arrestimin e tij në Ekuador në vitin 2015, kompania e tij në Shqipëri mori mbi 100,000 euro fonde bujqësore të Bashkimit Evropian për një depo frigoriferike që më vonë do të përdorej për të fshehur drogën.

Në muajin shkurt të vitit 2018, Policia e Shtetit doli në një konferencë për media, ku promovoi faktin se ishte bërë kapja e një sasie rekord kokaine në Durrës, 613 kilogramë kokainë. Oficerët e policisë thanë se droga ishte gjetur mes bananeve, të cilat silleshin nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Ky ishte një operacion policor, që zhvillohej në kulmin e akuzave të qeverisë së Tiranës për një qeverisje, nën hundën e së cilës zhvillohej trafik kombëtar e ndërkombëtar i lëndëve narkotike.

Kryeministri i vendit Edi Rama tha se ky ishte një supe-operacion i Policisë së Shtetit, duke lavdëruar policinë për kryerjen me sukses të operacionin e koduar “Bora e fundit”. Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të BE-ve më pas dolën me deklarata, duke përgëzuar gjithashtu policinë për kapjen e kësaj sasie të madhe droge.

Hetimi i OCCRP ka ka arritur të zbulojë më shumë për historinë e Arbër Çekajt. Ky i fundit kishte qenë në radarët e policisë ekuadoriane fillimisht nëe vitin 2015, kur ai u akuzua në Ekuador për fshehje 37 kilogramë kokainë – gjithashtu për një dërgesë bananeje drejt Shqipërisë. Kontrabanda e drogës në enë frigoriferike të bananeve ose frutave të tjera është bërë një taktikë e favorizuar e trafikantëve vitet e fundit. Fruti ndihmon në përshpejtimin e lëvizjes së kontejnerëve përmes doganave, sepse zyrtarët e portit nuk kanë gjithmonë kohë të inspektojnë plotësisht ngarkesën, për shkak se ata kaën frikë se mos produkti prishet, pasi janë tonë fruta. Sistemet e ftohjes brenda kontejnerëve gjithashtu sigurojnë vende të shkëlqyera fshehjeje.

Çështja ekspozon probleme të mëdha të drejtësisë si nga pala e Shqipërisë, ashtu edhe ajo e Ekuadorit, shprehen ekspertë të zbatimit të ligjit. Vetëm disa javë pasi ishte lëshuar një urdhër-arresti për arrestimin e tij në Ekuador në vitin 2015, kompania e tij madje mori mbi 100,000 euro fonde bujqësore të BE-së për një depo frigoriferike që më vonë do të përdorej për të fshehur drogën.

Pavarësisht se sihte një i arratisur nga drejtësia në Ekuador dhe nën hetim në Shqipëri, ai me sa duket kaloi vite duke vazhduar të udhëtonte mes dy vendeve, dhe organizoi edhe 137 eksporte të tjera të bananeve përgjatë të njëjtës rrugë duke përdorur të njëjtën firmë, e cila ishte regjistruar në emrin e tij . Asnjë provë nuk ka dalë të tregojë se ndonjë prej këtyre dërgesave përmbante drogë të kontrabanduar – por ato tregojnë se, pavarësisht se ishte një trafikant i dyshuar i trafikut të drogës, Çekaj ishte në gjendje të vazhdonte “biznesin” si zakonisht.

(Çekaj është në burg dhe nuk mund të komentojë çështjen, por gjatë një paraqitje gjyqësore në nëntor, ai e deklaroi veten të pafajshëm për të gjitha akuzat dhe tha se ai ishte arrestuar për arsye politike.)

OCCRP ka arritur të flasë me familjarët e Çekajt dhe duket e habitshme sesi autoritetet e të dyja shtetevem, Shqipërisë dhe Kolumbisë nuk kanë arritur dot në gjurmët një njeriu, që dyshohet se ka kryer kontrabandë të madhe droge. Çekaj në fund u kap vetëm pas një kontrolli krejtësisht rutinë, të një kamioni që dërgonte banane nga Kolumbia në Shqipëri. Ahmet Prenci, një ish-shef i policisë shqiptare, tha se gjetjet e këtij hetimi zbuluan dështime serioze nga ana e autoriteteve si në Tiranë ashtu edhe në Quito. “[Çekaj] duhej të ishte në qendër të vëmendjes së policisë në çdo rrugë që ai merr,” tha ai.

Pjesë nga artikulli:

Lindur në një fshat të vogël në malësitë e largëta veriore të Shqipërisë, Çekaj u transferua me familjen e tij në qytetin portual të Durrësit në moshën 17 vjeç në 1997. Atje studioi për juridik dhe emigroi në Gjermani menjëherë pas diplomimit. Xhaxhai i Çekajt, Faslli Çekaj, gjyqtar në pension, tha se nipi u kthye në atdhe me një mbiemër të ri, Jansen, pasi u martua me një shtetase gjermane.

Martesa ishte për të siguruar letrat gjermane. Por ai u kthye sepse prindërit e tij nuk pranuan të jetojnë në Gjermani“, thotë Faslli Çekaj në një intervistë në zyrën e tij në Durrës. Pasi u kthye në shtëpi, Çekaj u martua me një grua shqiptare – megjithëse mbetet e paqartë nëse ai është divorcuar ndonjëherë me gruan e tij të parë – dhe filloi të ndante kohën midis dy vendeve.

Ai regjistroi biznesin e importit dhe eksportit të bananeve, Arbri Garden, në maj 2012, dhe shumë shpejt filloi dërgesat nga Ekuadori në Shqipëri. Kompania u rrit me shpejtësi. Në vitin 2013, ai dërgoi 1.000 tonë banane; një vit më vonë, sasia u rrit në 1.600 tonë.

Faslliu thotë se nipi i tij ishte përqendruar në punë – dhe i interesuar në tregtimin e frutave – që në një moshë të re. “Edhe kur ishte fëmijë, ai ishte në gjendje të shiste mollë të blera nga fshati në qytet, në Bajram Curri. Kjo i befasoi të gjithë ne”.

“Asnjëherë nuk e keni parë me njerëz të tjerë në një kafene, përveç të afërmve të tij,” shtoi Faslliu.

“Majmuni u largua”

Më 4 Prill 2015, Çekaj vizitoi një plantacion me banane në rajonin jug-perëndimor të Guayas në Ekuador. Ishte një udhëtim që ai e kishte bërë shpesh gjatë tetë muajve të fundit për të vizituar atë që ishte atëherë furnizuesi kryesor i bananeve, “Banana World Green”. Por kësaj here ai u shoqërua nga një grua, e cila u identifikua më vonë nga prokurorët e Ekuadoras si “Sara”.

Sipas dëshmisë gjyqësore nga një prej punonjësve të plantacionit, Çekaj u zgjua herët atë mëngjes dhe i kërkoi të inspektojë cilësinë e bananeve që po paketohen. Ndërsa kalonte nëpër ngarkesë, punëtori pa që gruaja shtoi katër kuti banane në një kontejner që ishte gati për eksport. Kur punonjësi e pyeti se çfarë po ndodhte, Çekaj i tha që të mos shqetësohej.

Një tjetër punëtor i plantacionit kujtoi se si gruaja u ofroi punonjësve 100 dollarë për të blerë pije joalkoolike dhe sanduiçe. “Askush nuk e bën këtë,” i tha punëtori Planit V, duke folur në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të diskutonte çështjen. Kur mbarova dhe mbylla enën, kutia kishte një logo majmuni: ‘Majmuni është larguar! Majmuni është larguar !, si një person i çmendur“, tha punëtori.

Sidoqoftë, eksitimi i Çekaj ishte jetëshkurtër. Një nga punonjësit e plantacionit kishte hequr me ngulm një nga kutitë e dyshimta nga kontejneri dhe zbuloi se brenda kishte narkotikë. Kur kamioni u largua, stafi ia raportoi pronarit, i cili më pas kontaktoi shoferin, duke i thënë që të tërhiqej dhe të presë policinë. Administratori i Plantacionit Alex Mejía i tha zyrës së prokurorit, “Ne gjetëm surprizën e pakëndshme në kuti: Bananet ishin në krye, dhe brenda kishte një pako që mësuam më vonë, që përmbante drogë”.

Policia gjeti edhe 28 kilogramë kokainë shtesë të fshehur brenda tre kutive bananeje në kamion dhe arrestoi shoferin, i cili më vonë u la i lirë. Por Çekaj, i cili ishte duke ndjekur automjetin në SUV-në e tij, u largua nga vendi i ngjarjes. Në kohën kur prokurorët e thirrën për një intervistë në 24 prill, ai tashmë kishte fluturuar për në Shqipëri.

Çekaj ishte thirrur të paraqitej në një gjykatë të Ekuadorit në 25 qershor 2015, për t’u përballur me akuzat për trafik droge. Kur ai nuk u paraqit, u dha urdhër për arrestimin e tij.

“Diçka e keqe më ka ndodhur, ata më kanë bërë diçka të keqe. Kështu që nuk di çfarë të bëj, “i shkruante Çekaj një shoku në Skype menjëherë pas konfiskimit, sipas informacionit të gjetur në kompjuterin e tij pas arrestimit në 2018.

Miku i tij, i identifikuar vetëm si Anodire, u përgjigj:”Unë e di që je i pafajshëm”. Në Dhjetor 2015, policia shqiptare kaloi në prokurori informacione për konfiskimin e drogës në Ekuador. Ata filluan të hetojnë Çekaj, por përparuan pak sepse ata kurrë nuk morën informacionin kryesor që kishin kërkuar nga autoritetet në Amerikën e Jugut, sipas një burimi zyrtar.

Në një prononcim për OCCRP, Zyra e Prokurorisë e Krimeve të Rënda tha që hetimi i vitit 2015 mbi Çekaj ishte ende në vazhdim.

Biznesi

Pavarësisht se ishte në arrati nga përballja me ligjin në Ekuador dhe nën hetim në Shqipëri, biznesi po lulëzonte për Çekaj, dhe ai duket se ka vazhduar të udhëtojë lirshëm midis dy vendeve.

Në maj 2015, jo shumë përpara thirrjes së tij gjyqësore në Ekuador, “Arbri Garden” mori 19 milion lekë shqiptarë (rreth 152,000 dollarë në atë kohë) nga një fond i bujqësisë i BE i administruar nga qeveria shqiptare. Paratë u përdorën për të ndërtuar një depo frigoriferike për të ruajtur bananet.

Objekti i ri u vu në përdorim shumë shpejt. Kompania e Çekaj, Arbi Garden, bëri 137 dërgesa banane, me një total prej gati 3000 ton, nga Ekuadori në Shqipëri. E gjitha ndodhi në mes të prillit 2015, kur tashmë ishte hapur një hetim kundër tij për dyshimin e trafikut të drogës në Ekuador, dhe maj 2018, kur ai u arrestua në Gjermani. Kompania gjithashtu bëri 91 dërgesa banane nga Kolumbia në Shqipëri, dhe një firmë në pronësi të babait të Çekaj bëri edhe 17 të tjera, sipas shifrave nga baza e të dhënave tregtare Genius.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kontenjeri i fundit i banave u largua nga Kolumbia në 13 Mars 2018 – dy javë pasi emri i tij kishte bërë tituj ndërkombëtarë për sekuestrimin masiv të 613 kilogramëve kokainë në Shqipëri. Faslliu thotë se nipi i tij gjithashtu vazhdoi të udhëtonte në Ekuador për biznes gjatë gjithë kësaj periudhe. Ai tha se kjo duhet të qëndrojë si provë e pafajësisë së Çekajt.

Ndërsa është e paqartë nëse ndonjë nga dërgesat e tjera të “Arbri Garden” ka fshehur drogë, të dhënat e siguruara në Planin V nga policia ekuadoriane tregojnë se tre nga 19 kompanitë me të cilat Çekaj ka punuar në Ekuador kishin edhe kokainë të sekuestruar nga dërgesat e tyre.

Në një intervistë, një oficer ekuadoras kundër narkotikëve foli sinqerisht për dështimin e autoriteteve për të gjetur Çekajn dhe për të monitoruar biznesin e tij. Ai fajësoi sundimin e dobët të ligjit dhe zbatimin e dobët në Ekuador, duke përmendur se nuk ka as ndonjë skanues për të kontrolluar dërgesat në portet vendase. Ai tha se nuk është i befasuar që Çekaj kishte arritur të shmangte kapjen për tre vjet.

Prokurori ekuadoras Patricio Toledo, i cili hetoi dhe paditi Çekajn në 2015, fajësoi “një çështje burokratike” dhe mungesë bashkëpunimi nga policia për dështimin.

Ai tha se mësoi për arrestimin e Çekaj në Gjermani vetëm pasi u kontaktua nga gazetarët e Planit V, dhe se ai nuk e dinte nëse policia ekuadoriane kishte kërkuar ndonjëherë shqiptarin. Prokurorët dhe policia shqiptare nuk iu përgjigjën kërkesave të OCCRP për koment për këtë histori. Shërbimi doganor i vendit tha se nuk ishte në gjendje të komentonte për shkak të hetimeve të vazhdueshme penale.

Sidoqoftë, Ahmet Prenci, një ish-prokuror shqiptar, drejtor i policisë së shtetit dhe më vonë drejtor i hetimeve tatimore deri në vitin 2015, tha se provat e zbuluara nga hetimi i përbashkët zbulojnë një dështim masiv të organeve ligjzbatuese.

Hetimi i origjinës së sasive kaq të mëdha të drogave, tha ai, kërkon angazhim serioz nga të gjitha nivelet e qeverisë, duke filluar nga lart. “Nuk ka vullnet politik për të luftuar krimin,” tha ai. “Ne kemi nevojë për të kapur bosët e drogës dhe pastaj t’i ndëshkojmë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb