Policia spanjolle ka çmontuar një plantacion kanabisi me rreth 4000 bimë, e vendosur brenda një ndërtese industriale në Tarragona.

Bëhet me dije se gjatë këtij aksioni policor kanë rënë në pranga edhe tre shqiptarë, që kujdeseshin për kanabisin.

U deshën rreth dy muaj hetime që autoritet që zbulonin se në këtë ndërtesë ishte një plantacion kanabisi që kontrollohej nga mafia shqiptare, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas policisë katalanase, të rinjtë e arrestuar rreth moshës 20, dhe dy të tjerët 24 vjeç, ishin mbyllur në këtë plantacion që prej muajit mars, për të mos tërhequr vëmendjen. Gjithashtu u zbulua se ata kishin hapur edhe një tunel rreth 80 metra. Theksohet se kishte një infrastrukturë shumë të sofistikuar që pengonte të zbulohej era e marihuanës nga jashtë.

Sipas ekspertëve investimet në infrastrukturën e këtij plantacioni arrinte mbi 200 mijë euro. Hetimet vijojnë edhe dhe pritet që edhe persona të tjerë të lidhur me mafien që qëndron pas saj të arrestohen.

VIDEO- https://content.jwplatform.com/previews/1M1Mrqea

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb