Në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 është diskutuar për investimet e huaja në Shqipëri.

Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj thotë se Shqipëria është për t’u marrë shembull në shumë fusha teksa thekson se edhe vizitat e shpeshta të kryeministrit Rama kanë qenë shumë influencuese.

Ai thotë se Shqipëria ka zhvilluar reforma dhe tashmë është shndërruar në destinacion investimesh interesante.

Nga ana tjetër eksperti i ekonomisë, Ardian Civici tha se Shqipëria është një ‘puzzle’ i Europës Juglinodre dhe duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësit, përfshi dhe marrëdhëniet aktuale shumë të mira me Turqinë e cila është investitore e madhe edhe në Serbi apo Maqedoninë e Veriut.


AHMETAJ: Mendoj që të gjitha vizitat e kryeministrit që janë influencuese për bashkëjetesën rajonale, janë në kuadër të dy shtyllave. BE-NATO. Në finale, për fat të mirë të Shqipërisë influenca e mirë e kryeministrit në arenën ndërkombëtare, tryezat e NATO-s kanë kontribut të rëndësishëm e prekshëm?

CIVICI: Të dyja bashkë janë të lidhura sepse ka shumë fije që lidhin politikën me gjeopolitikën apo gjeostrategjinë rajonale. Ka më shumë logjikë ekonomike, ne kemi nevojë për investime të huaja. S’duhet të biem pre e atyre tezave që varësitë ekonomike çojnë në varësi politike. S’duhet të biem pre.

AHMETAJ: Është tezë e vjetër, varësi ekonomike. Ma thoni çfarë është?

CIVICI: Ka pasur momente kur investitori kryesor i huaj në Shqipër ka qenë Greqi, Italia, Zvicra, tani dhe Turqia. Jemi pjesë e një ‘puzzle’ të Europës Juglindore. Turqia është investitorë e madhe në Serbi. Investitori kryesor këtu mbetet BE. Rikthehem tek ajo, ne duhet të përfitojmë edhe nga marrëdhëniet shumë të mira me Turqinë por dhe zhvillimi i tyre.

Duhet patur parasysh diçka, jo gjithmonë duhet të japësh dhe të marrësh diçka mbrapsht. Ai që investon, nuk vjen për të dhuruar. Vjen për të fituar.

AHMETAJ: Shqipëria është destinacion investimesh interesante. Kemi TAP, kompani të mëdha austriake në Energji, të Evropës Veriore në energji, kompani të mëdha greke në sektor bankar, komapni turke po ashtu, në dominancë italiane në manifakturë.

Investitorët besojnë tek Shqipëria e sotme dhe e nesërme. E shohin një vend që reformohet. Reformat që ka kaluar Shqipëria, apvarësisht debateve e besimit e mosbesimit këtu dhe veshjeve politike që bëjmë këtu. Shqipëria është realisht për t’u marrë shembull në shumë sektorë. Në Energjitikë, ka bërë avancë. Në transport rrugor, avancë për t’u referuar. Reforma në Drejtësi është unike, po jep fryte të rëndësishme. Nuk kemi 10 vite që presim. Një vend në themel demokracinë është pakënaqësi me të tashmen, me qeverinë është natyrale. Ky është motor shtytës. Kthehemi tek ekonomia, një ekonomi e hapur thith investime të huaja. Turizmi, kur kam qenë ministër ekonomie ishte deri në 2 milion, në 2019 shkoi në 6.3, gati 3 herë më shumë. Ringritja do jetë më e shpejtë, po ju thoja, ne po kapim me gjithë rezervimet gati 99% të 2019. Ky popull, ky komunitet biznesi është fantastik. Detyra e qeverisë është të ndihmojë.

Janë të gjitha zinxhir, gjërat duhen thënë. S’po them që situata është rozë. Pse, se ne do ngelemi larg asaj pritshmërisë së qytetarit  dhe që e meriton se është qytetar natyralisht europian, në aspekt social, kulturor, ekonomik. Në çdo aspekt meriton të jetojë më mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb