Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Armando Subashi panë sot nga afër punën që po kryhet për zbatimin e projektit për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se falë këtij investimi të rëndësishëm, Cakrani bëhet qendra e parë rurale në Bashkinë e Fierit, ku po zbatohet një projekt të tillë me qëllim ofrimin e hapësirave të reja publike për banorët e zonës.

Sipas Ballës projekti parashikon ndërtimin e unazës dhe rikualifikimin e hapësirës në qendër të fshatit, duke përfshirë ndërtimin e shëtitores së re, trotuare, hapësira rekreative, gjelbërim dhe vendosjen e sistemit të ri të ndriçimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë i Taulant Ballës
Fier📍Vijon puna🚧 për zbatimin e projektit për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit.

Falë këtij investimi të rëndësishëm, Cakrani bëhet qendra e parë rurale në Bashkinë e #Fierit, ku po zbatohet një projekt të tillë me qëllim ofrimin e hapësirave të reja publike për banorët e zonës.

Projekti parashikon ndërtimin e unazës dhe rikualifikimin e hapësirës në qendër të fshatit, duke përfshirë ndërtimin e shëtitores së re, trotuare, hapësira rekreative, gjelbërim🌳 ndriçim💡etj.

Ky investim pritet t’i japë zonës një standard të ri infrastrukturor, hov zhvillimit ekonomik dhe cilësi më të mirë jetese për banorët. Premtim i mbajtur👏
#ShqipëriaeArdhmjaJonë🇦🇱☀️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: