Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla inspektoi sot projektet infrastrukturore në këtë qytet. Bashkë me kryetarin e Bashkisë Armando Subashi, Balla ka inspektuar rrugën ‘Kujtim Majaci’ në lagjen “16 Prilli”, ku brenda kësaj jave përfundon totalisht shtrimi me asfalt dhe sinjalistika përkatëse.

“Lagjia “16 Prilli”, tashmë është kthyer në një zonë të urbanizuar ashtu siç e meritojnë qytetarët e Fierit. Nesër përfundojmë me shtrimin dhe më pas vijojmë me sinjalistikën përkatëse dhe brenda kësaj jave kjo rrugë përfundon totalisht duke marrë një tjetër pamje. E rëndësishme të përmendet që kjo rrugë do të devijojë edhe trafikun”.

Balla gjithashtu theksoi se edhe ndërtesat e braktisura buzë rruge duhet të shemben pasi përbëjnë rrezik edhe për banorët e zonës.

“Ndërtesat e brakstisura buzë rrugëve duhet të shemben sepse janë burim rreziku për qytetarët, por e rëndësishme është që të shihet edhe statusi i tyre juridik me qëllim investimi. Ashtu siç tha edhe kryeministri në Pogradec na duhet të krijojmë sa më shumë hapësira në çdo bllok pallatesh apo lagjesh për sportet”, deklaroi Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: