Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili, dhe deputetja Antoneta Dhima, panë nga afër punimet që po kryhen për rivitalizimit urban të hapsirave mes pallateve në një nga lagjet e qytetit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se qyteti i Patosit ka pësuar ndryshime të dukshme dhe puna do të vazhdojë në çdo cep të tij.

Sipas Ballës, projektet e reja në Patos synojnë zgjerimin e qendrës së qytetit dhe rikonstruksionin e Qendrës Kukturore. Gjithashtu në qendër të vëmendjes është trajtimi me banesa sociale i familjeve në vështirësi ekonomike.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Patos?Bashkë më Kryetaren e Bashkisë Rajmonda Balili dhe kolegen Antoneta Dhima pamë nga afër punimet? që po kryhen për rivitalizimit urban të hapsirave mes pallateve në një nga lagjet e qytetit. Qyteti i Patosit ka pësuar ndryshime të dukshme dhe puna do të vazhdojë në çdo cep të tij.

Projektet e reja synojnë zgjerimin e qendrës së qytetit dhe rikonstruksionin e Qendrës Kukturore. Gjithashtu në qendër të vëmendjes është trajtimi me banesa sociale i familjeve në vështirësi ekonomike.
#EgjithëVëmendjaPërJu?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb