Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla ka inspektuar punimet e OSHEE për investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Për investimin më të fundit Balla thotë se vlen 2.3 milion dollarë dhe nis nga Bradasheshi, vijon në Vidhas, Papër, Peqin e mbaron në Belsh.

Sipas tij përfshihen 58 kabina që reduktojnë defektet dhe kohën e ripartimit në masën 90% si dhe tashmë i jep fund problemeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Falenderoj OSHEE për vijimin e investimeve në zona të ndryshme të Qarkut të Elbasanit. Ky është një investim i ndërlidhur që nis në Bradashesh, vijon në Vidhas e Papërr, Peqin e përfundon në Belsh.
Vlera e investimit është rreth 2.3 milionë dollarë. Janë 58 kabina në aksin Elbasan-Peqin-Belsh. Totali i kabllove ABC është rreth 114 km, pra historia që energjia ndërpritet prej motit të keq përfundon.
Ky investim garanton reduktimin e defekteve dhe koha e riparimit në rast defekti është 20 min.
Ky investim në Bradashesh do të përfundojë në kohë shumëtë shkurtër. OSHEE tashmë ka një performancë krej tjetër nga ajo e vitit 2013 kur shënonte mbi 45% humbje në rrjet dhe 50% arkëtime.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb