Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, tha se çelësi i suksesit në projektet publike është bashkëbisedimi me qytetarët.

Në një diskutim me banorët e qytetit, ku i ftuar ishte dhe kryeministri Edi Rama, Leli tha se stafi i bashkisë grumbullon shpesh opinionet e qytetarëve në rrejte sociale dhe ato më pas i dërgon në studiot e arkitektëve. Në këtë mënyrë sipas Lelit kontribuon pjesa më e madhe e qytetarëve.

“Dua t’iu them që në të gjitha herët projektet që janë bërë në qytet janë bërë pjesë e diskutimeve publike. Me të gjitha ata që prekin ndryshimin. Jo gjithmonë mundemi të takojmë ata që janë të interesuar, por sa herë që ne flasim shumë komentojnë. Në Vlorë ka njerëz që mbledhin opinionet që vijnë në faqet e Facebook-ut dhe transmetohet tek ata që po punohet për projektet. Një rast është Sheshi i Flamurit. Në një takim ku pata nderin të jem me personalitete të qytetit, të cilëve iu shpjegova projektin, ata dhanë mendimin e tyre. Ajo që dua t’iu garantoj të gjithëve, projekti i Sheshit të Flamurit është diskutuar para dy viteve, kryetari i bashkisë dhe stafi kanë qenë promovues të idesë dhe kjo bëhet jo pa qëllim, por të ngjallur interesin e të interesuarve për t’u bërë pjesë. Dua t’iu garantoj për një gjë, çdo gjë që u tha, u dëgjua, nga historianë, arkitektë u dërgua në studion e arkitekteve që e kanë marrë në konsideratë. Studio ishte në Vlorë javën që shkojë dhe kemi diskutuar me detaje pjesën historike të qytetit. Ju kam një borxh të vogël dhe dua të ndihem djersë kërkues nëse diçka ka munguar. Komunikimi me qytetarët çelësi i investimeve publike”, tha Leli.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb