TIRANE

Në fjalën e saj në parlament deputetja Rudina Hajdari ngriti alarmin për shqetësimin e investimeve të huaja në vend. Ndërsa akuzoi qeverinë se po sjell në parlament ligje që as nuk kuptohet pse me kaq shpejtësi të madhe, Hajdari u ndal në ligjin për investimet strategjike.

“Rendi i ditës është shumë i rënduar. Kjo tregon qartë që qeverisa kërkon të shmanget dhe e përdor këtë Kuvend për të miratuar ligje që as nuk kuptohet pse me kaq shpejtësi të madhe. Jemi një shtet i vogël dhe ndërkohë kalojmë ligje pa fund. Qeveria kërkon të shmangë vëmendjen me këto lloj fjalimesh që nuk asnjë lloj interesi për publikun.

Në ligjin për investimet strategjike, uroj që të mos jenë investime strategjike që vijnë nga vende si Kina dhe Turqia të cilat do të dëmtojnë jashtëzakonisht vendin tonë. Këtu thuhet se duhet të kemi investime nga Kina për të projektuar qytete si “smart cities” por këto janë investime të cilat janë mbështetura nga qeveria e Kinës.

Duhet të jeni më serioz dhe të kontrolloni këto lloj investimesh. SHBA po ngre alarmin për këto lloj investimesh, nuk duhet ti kthejmë kurrizin vendeve perëndimore sepse shumë investime nga vendet perëndimore nuk duan të investojnë në Shqipëri pa u mbaruar procesi i reformës në drejtësi pasi nuk ka besim asnjë të investojë këtu. Investimet strategjike që pretendohet se do vijnë janë thjesht mbulime për investimet lindore”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb