Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca inspektuan punimet e shkollave që po financohen nga BE.

Kreu i Shtetit dhe ambasadori Soreca, inspektuan punimet në një shkollë në Kamëz, e cila po financohet 100% nga BE.

Rama gjatë fjalës së tij në këtë inspektim, përshëndeti BE për ndihmën që i ka dhënë, në Konferencën e Donatorëve, duke shtuar se ishte kontributori më i madh.

“Ky është blloku tjetër i shkollave, pasi kemi zhvilluar bllokun e parë me fondet e qeverisë shqiptare. Tani po zhvillojmë të dytën me mbështetjen e BE, e cila ishte kontributori më i madh i konferencës. Së bashku me komisionerin dhe presidenten e komisionit kanë qenë kontribuues që po përkthehet në shkolla dhe investime”, tha Rama.

Nga krahu tjetër ambasadori Soreca, tha se ndihet mirë që puna po vijon me ritme të shpejta. Ai paralajmëroi se shpejt do të nisin punimet në mozakikun e Muzeut Kombëtar në Sheshin Skënderbej. Këto investime sipas Sorecës, janë dëshmues që BE do që Shqipëria t’i kthejë sytë nga Evropa.

“Faleminderit që shikojmë që puna për ecën. Ne do të fillojmë së shpejti mozaikun e muzeut Kombëtar në Sheshin Skënderbej. Ne donim të ndihmonim shqipërinë dhe që t’i kthente sytë drejt së ardhmes”, tha Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb