TIRANË

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar sërish përmes një postimi në facebook lidhur me investimin në portin e Durrësit. Ndërsa shkruan se investimi për 2 miliard euro i Portit të Durrësit është tashmë pre e kompanive guackë dhe të panjohura të regjistruara në parajsa fiskale, Vasili i kërkon SPAK të hetojë.

“SPAK ka perpara nje afere mafioze kolosale dhe nuk leviz gishtin. SPAK lere estraden shetitese me regji Lushnje- Pogradec dhe cironkat, por heto keto afera mafioze, qe po shkaterrojne vendin dhe po behen hapur diten per diell.”-shkruan Vasili.

Postimi i plotë:
Porti i Durresit pastrim parash te pista te qeverise me kompani fantazme dhe SPAK-u, qe fle!
Investimi per 2 miliard euro i Portit te Durresit eshte tashme pre e kompanive guacke dhe te panjohura te regjistruara ne parajsa fiskale.
Raportimet mediatike jane tronditese dhe situata eshte katastrofike dhe hedhin drite te qarte mbi aferen gjigande.

Mediat po bejne punen e SPAK-ut qe fle me regji.
Parlamenti i mbeturinave beri edhe ligj special per kete investim duke e bere Portin e Durresit plaçke tregu.

Parlamenti i komisionuar si pjese e mekanizmit mafioz te qeverise nuk u hetua nga SPAK-u edhe kur Presidenti i Republikes e ngriti fort nje shqetesim te tille kaq te madh.
Kompanive fantazem te regjistruar ne ishujt Kajmane do tju falen edhe 100 ha toke shteterore.
Qeveria mashtroi publikisht per nje projekt miliardash, per nje nga pikat me strategjike te Shqiperise pikerisht per portin e Durresit.

Pastrim i parave te qeverise te grabitura me lloj lloj aferash gjigande korruptive dhe mafioze eshte shkaku u vetem qe ky investim miliardash tu jepet kompanive fantazme.
Eshte e qarte per te gjithe se qindra milion euro te grabitura me koncesione, tendera, leje e licensa gjithefaresh nga qeveria duhen pastruar e vene ne pune dhe Porti eshte nje shans i madh per ta kthyer ne lavatrice gjigande pastrimi parash.

Miliarda euro investim te Portit te Durresit, qe i jepen nje kompanie guacke me kapital 10 mije leke eshte fakt qe s’ka nevoje per shpjegime dhe qe na rikujton Koncesionet qindra miloneshe qe u jane dhene firmave fantazme ne keto tete vjet si dhe recepsionisti qe merrte 45 milon euro ne Astir dhe OSHE.

Çdo shpjegim i qeverise ka zero vlere pasi faktet ulerijne.
SPAK ka perpara nje afere mafioze kolosale dhe nuk leviz gishtin.
SPAK lere estraden shetitese me regji Lushnje- Pogradec dhe cironkat, por heto keto afera mafioze, qe po shkaterrojne vendin dhe po behen hapur diten per diell.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: