Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, ishte në Shëngjin ku po kryhen punime në argjinaturën e lumit Drin. Investimi me vlerë rreth 65 milionë lekë pritet të përfundojë brenda këtij viti. Rehabilitimi i kësaj argjinature minimizon mundësitë e përmbytjes së tokave bujqësore në këtë zonë.

Ishull Shëngjini ka qenë përmbytur herë pas here për shkak të vërshimit të ujërave dhe mungesës së investimeve ndër vite.

Me rehabilitimin e argjinaturave të Drinit pritet që rreziku të shmanget. Në gjashtë vitet e fundit vetëm në qarkun Lezhë janë investuar rreth 860 milionë lekë në rehabilitimin e argjinaturave dhe në skemat ujitëse. Ndërhyrje për mbrojtjen nga përmbytjet janë kryer në lumenjtë Mat, Drojë e Drin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb