TIRANË

Projekti “Ballkani i Hapur” ka ngjallur interesin e investitorëve Afrikanë. Emanuele Assako është një prej tyre i cili thotë se nëpërmjet Ekspoforumit të Klik Ekspo Group “Misioni i parë Ekonomik në Tiranë” që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në 27-30 Nëntor, investitorët afrikanë kanë shfaqur interes për të qënë prezent në treg.

“Nëpërmjet këtij forumi mendoj që të vijnë shumë institucione afrikane të vijnë të prezantojnë cfarë është Afrika. Afrika është muzikë, kulturë dhe biznes dhe do përfitojnë nga ky forum që të sjellë këto gjëra.

Unë jam i bindur që Afrika dhe ‘Ballkan Open’ do të jetë një mundësi për të gjitha kompanitë e Ballkanit do të ketë hapjen e tregtisë me vendet Afrikane që është shumë e dosmosdoshme dhe një mundësi e hapur për tregti dhe kulturë.”-tha Emanuele Assako, investitor afrikan.

Por cilët janë sektorët që investitorët Afrikanë janë të interesuar?

“Ka shumë mundësi për turizmin këtu sesa shumë vënde të tjera në Europë. Jeta këtu është më e lirë dhe kjo jep mundësi për njerëzit që të vijnë këtu të ketë një pushim të këndshëm dhe kjo hap mundësinë të bëjnë edhe biznes pse jo.”- tha investitori afrikan.

Emanuele Assako thotë se Shqipërinë e shikojnë si pikënisje për tu zgjeruar më pas në Ballkan.
“Unë besoj që sepse shqipëria ka qënë e bllokuar nga vënde të tjera dhe tani që do vijë ky forum do të hapet ballkani dhe do të kemi mundësi ti futemi edhe afrikës që gjithë bashkë të jemi të hapur për të ecur përpara.” theksoi ai.

Ekspoforumi ka për mision të krijojë klimën e duhur për ta kthyer Shqipërinë dhe Ballkanin një destinacion biznesi për kompanitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb