Nga: ZONJA VJOLLCA *
INVOLTINI ME MISH DHE RADIKIO

500 gr fileto viçi
250 gr radikio të kuqe
150 djathë feta
100 ml verë të kuqe
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë gjelle miell
Vaj për skuqje
Kripë
Piper i zi

Fillimisht lajmë dhe thajmë gjethet e radikios, i presim në shirita dhe i skuqim në një tigan me një lugë gjelle vaj ulliri. I rregullojmë me kripë dhe më pas radikion e shuajmë me verë të kuqe. Sapo vera të avullojë e largojmë tiganin nga zjarri. Rrahim me çekiç mishin e viçit, i hedhim pak kripë, piper dhe pak mustardë. Në çdo fileto vendosim nga një lugë radikio duke e shpërndarë në sipërfaqen e mishit, mbi të vendosim një fetë djathë dhe më pas e rrotullojmë mishin duke e fiksuar me stikadent. Involtinit i pudrosim me pak miell dhe i skuqim në vaj duke i kthyer nga të gjitha anët derisa ato të marrin ngjyrë të artë. Mund të shtojmë pak ujë të nxehtë nëse e shikojmë të nevojshme. I shërbejmë involtinit me salcën e vet që kanë lëshuar në tigan.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: