Inxhinieri Arben Meçe tha në “Real Story”, në News24, se Konferenca e Donatorëve, që do të mblidhet për procesin e rindërtimit pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit në Shqipëri, do të jetë e suksesshme.

Sipas tij, edhe muaji mars do të ketë një stepje për ekonominë, pastaj do fillojë gjenerimi i lekut dhe ky moment do të jetë gjaku, që i futet ekonomisë shqiptare, që siç thotë inxhinieri Meçe, do të sjellë të ardhura më shumë nga ç’është parashikuar.

“Konferenca e Donatorëve do të jetë e suksesshme. Një gjë e dimë, sa më të bindshëm të jemi ne përpara ndërkombëtarëve, se nuk ka problem me lekë, por me mënyrën si investohet leku, aq më mirë do ecin gjërat.

Edhe marsi do të ketë një stepje, në momentin kur fillon e gjenerohet sasia e lekut, nga ky moment ky është gjaku që i futet ekonomisë shqiptare. Të ardhurat e ekonomisë të këtij viti do të jenë më të larta seç janë parashikuar. Struktura e ndërtimit është unike në gjithë Shqipërinë, ndaj dhe ne duhet të fusim skemën që të bëjmë ndarjen strukturore të ndërtimeve, cili është i ri, cili i vjetër. Ne duhet të prodhojmë skemën e riskut në shkallë republike”, tha inxhinieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb