NGA MARIGLEN MËRTIRI

Neglizhenca dhe mungesa e mirëmbajtjes së lumit Lana në pjesë të caktuara, e ka shndërruar nga një atraksion në një lum që mbart rrezikshmëri. Prej më shumë se një viti shtrati i betonuar i Lanës në zonën e “Brrylit” është dëmtuar rëndë. Specialistët paralajmërojnë për një dëmtim edhe më masiv të tij nisur nga shenjat përcaktuese të betonit dhe indiferentizimi i shtuar, duke rrezikuar që Lana të synojë devijimin tek shtrati i vjetër i saj.

Të çarat mes pllakave të betonit dhe shtimi i barit, sipas inxhinierit projektues Shkëlqim Beqo tregon për një dëmtim të vrullshëm jo vetëm pas çdo shiu, por edhe pas çdo ore, nisur nga fuqia gërryese e ujit mbi betonin pa cilësi.

Depërtimi i ujit poshtë shtratit të Lanës sjell edhe ndotje të ujërave nëntokësore.
Përmbytja e disa rrugëve të cilat as nuk mund të mendohen për shkak të pjerrësisë, sipas inxhinierit vijnë për shkak të tubacioneve të ngushtë të pusetave që nuk përthithin dot as gjethet e pemëve të mbjella gabimisht. Ja cili është sugjerimi i inxhinierit.

Mirëmbajtja e munguar në kohën e duhur e shtratit të Lanës parashikon kosto të larta për rregullimin në fazën që është pasi inxhinieri pohon se për 1 km ndërtim shtrati duhen 1 mln euro investime që janë shumë për pushtetin vendor dhe buxhetin e shqiptarëve.

Lumi i Lanës ka pësuar dëmtime serioze në shtratin e saj të betonuar prej disa kohësh, por askush nuk ndërhyn duke rrezikuar dëmtimin total të investimit. Specialistët flasin për cilësi të dobët betoni dhe mosmirëmbajtje rigoroze e cila shoqërohet me efektin domino të lëvizjes së pllakave te betonit ku kalon lumi. Ndotja e ujit të puseve në zonë është një nga pasojat thonë inxhinierët teksa shfaqen kritikë për pemët e mbjella në vite të cilat duhet të mos bëhen shkak për përmbytjet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: