Inter ka nisur punën për të projektuar sezonin e ri, ka vendosur prioritet e para, mes të cilave është edhe Kristjan Asllani, talenti kuqezi. Sipas “Corriere dello Sport”, mes të hënës dhe të martës, përfaqësuesi i trajnerit Simone Inzaghi do të takohet me drejtuesit e Inter për të mbyllur detajet e fundit të rinovimit të kontratës.

Inzaghi
Inzaghi

Pasi të kenë mbyllur çështjen Inzaghi, drejtuesit e klubit zikaltër do të takohen me drejtuesit e Empolit për të nisur zyrtarisht negociatat për transferimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori kuqezi është kthyer në prioritet absolut të klubit, lajm ky i cili përforcohet edhe një herë nga e përditshmja italiane.

Asllanii
Asllanii

Mes Inter dhe Asllani, në mes vijon të mbetet edhe Milan, skuadër që gjithashtu ndjek prej kohësh mesfushorin shqiptar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: