Ishte një pikë referimi për Antonio Conte kështu pritet të jetë edhe për Simone Inzaghi. Inter i ri nis sërish me Romelu Lukaku në qendër të projektit, nuk ka asnjë dyshim për këtë pjesë as trajneri i ri por më parë duhet marrë një konfirmim nga vetë sulmuesi, pa diskutim i mërzitur për largimin e mentorit të tij.

Për të trazuar ambientin zikaltër mendon një lajm i publikuar nga prestigjiozja “The Guardian”, sipas të cilës, Lukaku ka përfunduar në listën e dëshirave të Chelsea. Fituesit e freskët të Champions League kërkojnë të mbajnë ekipin sërish në nivele të larta. Këto ditë është programuar një takim ndërmjet Roman Abramovic dhe trajnerit Thomas Tuchel.

Romelu
Romelu

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Lukaku është dhurata që tekniku gjerman kërkon pas triumfit në Champions. Në çdo rast, stafi drejtues i londinezëve janë të qartë, ti rrëmbesh Interit sulmuesin kryesorë nuk është aspak e lehtë, por janë të gatshëm të investojnë afro 100 milion euro për të bindur Inter të lë të lirë Lukaku. Kjo nuk është një shifër normale, tundon çdo ekip në këtë periudhë krize për këtë arsye për këtë tratativë pritet të dëgjojmë shumë gjatë merkatos së verës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: