Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, Simone Inzaghi duhet të bëjë llogaritë pa regjisorin e tij të ri, Hakan Calhanoglu. Ndryshe nga se mendohej, Corriere dello Sport, shkruan se dëmtimi i turkut është më serioz, pritet të mungojë të paktën 5 ndeshje. Calhanoglu humbet në këtë mënyrë sfidat kundër Fiorentines, Juves në gjysmëfinale të Kupës, Salernitana-n, Benfikën dhe Monzën.

Brozovic Calhanoglu
Brozovic Calhanoglu

Në këto kushte, Inzaghi është i detyruar të kthejë edhe një herë sytë nga Brozovic, me kroatin që pritet të marrë pozicion e tij të vjetër, atë të regjisorit. Kalanderi në këtë fillim prilli është më të vërtetë asfiksues, çka mund të bëjë që Inzaghi t’i besojë edhe Kristjan Asllani.

Asllani Inzaghi
Asllani Inzaghi

Mesfushori kuqezi nuk shijon asnjë minutë në tetë ndeshjet e fundit duke e kthyer në një mister të madh. Pak ditë më parë, mediat shkruanin se drejtuesit e klubit janë takuar me Inzaghi-n pikërisht për çështjen “Asllani”. Kjo është një periudhë e rëndësishme për të kuptuar realisht planet që trajneri dhe klubi kanë për talentin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb