Tifozët zikaltër shpresonin që si dhuratë për Krishtlindje të kishin të paktën rinovimin e Milan Skriniar, por pas optimizmit të kohëve të fundit, palët janë ftohur, madje nga Franca bëjnë me dije se Skriniar dhe PSG kanë gjetur akordin total, me sllovakun që e pret në Paris një kontratë prej 9,5 milionë euro neto në sezon. Rinovon apo jo Skriniar, Simone Inzaghi nuk nguron të shpreh dëshirat, por fillimisht duhet të përshtaten me këtë realitet të ri, me Botërorin që u fut në mes:

Inzaghii
Inzaghii

“Ky është një sezon i çuditshëm, absolutisht po, kjo është një risi e madhe për të gjithë, me këtë pauzë të gjatë. Jemi të vetëdijshëm që Napoli deri më tani ka bërë diçka të jashtëzakonshme duke përfituar nga gabimet që kanë bërë Inter dhe ekipet e tjera, ata kanë bërë diçka që nuk e ka bërë asnjë ekip tjetër në Evropë, por pavarësisht diferencës së madhe, ne jemi të qartë se duhet të bëjmë diçka më shumë për tu përmirësuar”, u shpreh Inzaghi.

Dzeko Lukaku
Dzeko Lukaku

Trajneri i Interit kapet fort pas Lukakut, shpreson që sulmuesi belg të rikthehet në nivele të larta, ndaj Napolit, sfida e tyre e parë për vitin e ri, pritet të zbres në fushë si titullarë në krahë të Edin Dzeko-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb