Derbi i Madonnina-s s’postohet në Riad, aty ku të mërkurën do të luhet finalja e Superkupës së Italisë. Inter-Milan premtojnë maksimumin, ky është një trofe që dëshirojnë ta fitojnë. Për zikaltërit është një mundësi për tu hakmarrë pas humbjes së pësuar në Serie A:

“Derbin e fundit e humbëm në mënyrë të pamerituar. Ky është vijimi i sezonit të shkuar, dëshirojmë të mbrojmë këtë trofe. Lukaku? Të shohim. Nuk jemi të sigurt nëse do të jetë në fushë kundër Milanit, nëse nuk ia del, shpresojmë të jetë kundër Empoli. Nuk kam vendosur ende mbi formacionin”, u shpreh Simone Inzaghi në konferencë për shtyp.

Pioli Inzaghi
Pioli Inzaghi

Superkupa e Italisë është një okazion për Stefano Piolin për të fituar një tjetër trofe pas titullit në Serie A:

“Të fitosh është shumë e rëndësishme. E nisëm vitin e shkuar ndërsa tani duhet t’i japim vazhdimësi, kjo do të thotë të përforcojmë mentalitetin tonë si fitues. Java e fundit nuk ishte më e mira, por nesër është një tjetër histori, është një derbi, është vetë historia. Nëse në mes i fut dhe një trofe i shton edhe më shumë vlerën kësaj ndeshje”, u shpreh Stefano Pioli në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb